128 persona me Covid të shtruar në spital
9 persona humbën jetën pas infektimit me koronavirus në 24 orët e fundit. 3 prej tyre ishin nga Tirana, 3 nga Fieri ndërsa të tjerët i përkisnin Pukës, Durrësit dhe Beratit të moshave nga 49 në 85 vjeç.
Shkon kështu në 3362 numri i jetëve të humbura që prej nisjes së pandemisë në vendin tonë. Një rënie të lehtë në krahasim me një ditë më parë numri i rasteve të reja.
Nga 7554 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 1164 persona. Gjysma e tyre i përkasin Tiranës që ndiqet nga qytetet e mëdha si Vlora, Shkodra, Durrësi, Fieri, etj.
Në të gjithë vendin numërohen zyrtarisht 17 236 të sëmurë aktivë. Aktualisht në spitale po marrin trajtim 128 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë mbi 240 mijë persona që e kanë kaluar sëmundjen që nga fillimi i epidemisë.
Burimi/Tv Klan


Leave a Reply