Më shumë se 2.5 milionë dokumente që lidhen me kompanitë offshore (investime kapitali jashtë vendit, zakonisht të mbështetur në taksa, për të përfituar maksimalisht) janë transferuar në adresën e rrjetit ndërkombëtar të gazetarëve, shkruhet në gazetën “Le Matin Dimanche” si dhe në “Sonntags Zeitung”, dy gazeta që kanë qasje po ashtu me këto të dhëna. Sipas tyre, disa persona dhe kompani zvicerane janë po ashtu të përmendura.
Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Hulumtuese (ICIJ), me seli në Uashington, mori në formë elektronike një sasi të dhënash të përfshira në 260 gigabajt, ose një vëllim 160 herë më i rëndë se kabllot diplomatike amerikane të publikuara nga Wikileaks në vitin 2010. Duke punuar me partnerët e tij në gati 40 vende, IICJ-ja ka prezantuar të enjten rezultatet e para të analizave të këtij vëllimi.
Ka më shumë se një vit, një pako anonime është dërguar me postë në një adresë në Australi, e cila i është dërguar pastaj IICJ-së. Këto të dhëna përmbajnë një sasi informacionesh shumë më të larta sesa të dhënat bankare që janë bërë të ditura për Gjermaninë, Francën, e Cyrihun në fund të vitit.
35 medie në mbarë botën janë të informuara
Dokumentet- kontratat dhe kopjet e skanuara, faxe, pasaporta, e-maila, korrespondenca bankare dhe dokumente të tjera të shumta- janë nga dy kompani të specializuara në adresat e kompanive të ashtuquajtura offshore.
Për disa muaj, më shumë se 80 gazetarë nga e gjithë bota janë duke punuar në këtë masë të të dhënave, duke u përpjekur t’i sqarojnë marrëveshjet komplekse ndërkombëtare financiare dhe duke u përpjekur që të vënë këtë informacion në kontekstin e duhur. Disa 122,000 subjekte (korporata, truste, etj.) janë të prekura dhe përfshin afro 130.000 veta në 140 shtete.
Më shumë se 35 medie të ndryshme nga e gjithë bota do të zbulojnë të enjten hetimet e tyre në lidhje me këto të dhëna. Post Washington, BBC, The Guardian, Le Monde, “Die Süddeutsche Zeitung” ose “Asahi Shimbun”, kanë marrë pjesë në këtë punë. Në Zvicër, tre gazetarët e “Le Matin Dimanche” dhe “Sonntags Zeitung” kanë pasur qasje në të gjitha të dhënat që nga muaji dhjetor.
http://www.albinfo.ch/sq/node/22715
Per”Alba – Dansk” shkodrani
Leave a Reply