“Do pyetet çdo person që ka dijeni për rrethanat e ngjarjeve”
Prokuroria e Tiranës i ka drejtuar hetimet për protestën e 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike në 3 drejtime.
Teksa nëpërmjet kamerave të sigurisë dhe pamjeve të publikuara në media është duke u verifikuar çdo individ që është përfshirë në akte dhune dhe shkatërrim prone, hetuesit gjithashtu po mundohen të identifikojnë lëndët e panjohura të përdorura në protestë nga brenda selisë së Partisë Demokratike dhe personat që i përdorën.
Për shkak të dëshmive dhe dyshimeve për mbajtje të sendeve të paligjshme, Prokuroria thotë në një komunikim zyrtar se po punon për dokumentimin dhe identifikimin e këtyre autorëve
Ndërkohë bën me dije se është duke këqyrur kamerat e sigurisë dhe nga faktet që do të dalin, pritet të merret dëshmia e çdo personi që mund të ketë dijeni për situatat e krijuara gjatë orëve të protestës.
Deri më tani, Policia ka vënë në pranga 34 persona dhe procedoi penalisht 18 të tjerë të dyshuar sit ë përfshirë në akte dhune, apo që kanë përdorur lëndë dhe sende të paligjshme. Mbi ta rëndojnë akuzat pesë vepra penale.
Burimi/Tv Klan


Leave a Reply