Nga Andi BushatiAshtu siç ndodh rëndom në çdo betejë edhe në atë që po zhvillon tani PD-ja, për të parë se ku fshihet djalli, nganjëherë duhen qëmtuar detajet. Pra, ndërsa palët po nxehin militantët me një numër deklaratash, sa të përsëritura, po aq dhe të pabesueshme, për trafikantë droge, pastrim parash, aferash me drejtësinë, vëmendjen ma tëroqi një justifikim gati periferik, i strukur në një nga tekstet e mbështetësve të Bashës. Ashtu si i dalë nga labirinthet e së pandërgjegjshmes, ai dëshmonte më mirë se gjithçka mendësinë që ka kapluar “fraksionin e bravës”.
Në një përpjekje për të kundërshtuar akuzat e berishistëve, se Basha vazhdon të uzurpojë zyrën me forcë, se pasi ndryshoi drynët dhe bravat, hoqi karriget e sallave dhe e mbushi selinë me kamera, se kryetari i shkarkuar ka blinduar portën kryesore dhe dritaret e katit të parë, përgjigjja ishte qesharake.
Basha blindon selinë e PD. Si e konsideroni këtë veprim?
Negativ
Pozitiv
Nuk më intereson
Burimi/tpz.al/


Leave a Reply