Në masakrën në shkallë të gjenocidit në Paklek të Drenasit(1998)që e bënë forcat ushtaroko–policore të Serbisë,me skenarët shfarosës të substancës kombëtare e pësoi familja e shkrimtarit për fëmijë Ymer Elshani.Në tragjedinë e aktit të gjenocidit në Paklek të Drenasit i shpëtoi vdekjes vajza e vetme e shkrimtarit Teuta Y.Elshani,që sot jeton me fëmijët në Baltimore të Amerikës.
Vajza e shkrimtarit Ymer Elshani tash sa vjet e ka një brengë në shpirt,që në shenjë të kujtimit dhe të lavdisë për babain e vrarë e të korbanizuar nga forcat fashiste të Serbisë,Shtëpia e shkrimarit në fshatin Korroticë e Poshtme të Drenasit të bëhet Muze i Historisë së Kosovës.
Për nismën Shtëpia Muze,,Ymer Elshani,,vajza e shkrimtarit iu drejtua institucioneve të shtetit të Kosovës,por sipas të dhënave ata erdhën e panë shtëpinë e shkrimtarit dhe e dhanë vlerësimin shkurt:,,Nuk i plotëson kushtet për muze,,(!).
Vajza e shkrimtarit Teuta Y.Elshani thotë për opinionin e gjerë të diasporës shqiptare në Amerikë dhe në Kosovë,se nismën si brengë e shpirtit ndaj babait të vrarë e të djegur barbarisht nga forcat serbe,do të bëj me forcat vetanake:Shtëpia Muze,,Ymer Elshani,,!
Me të dëgjuar për nismën e vajzës së shkrimtarit,shumë veprimtarë të diasporës shqiptare në Amerikë,nisen mesazhet se nuk do ta lëmë vetë Teuta Y.Elshani,do të bëhet Shtëpia Muze e shkrimtarit për fëmijë Ymer Elshani.
Në ndërkohë u bë peticioni dhe regjistrimi bankar në Baltimore të Amerikës i fondit për të ndihmuar Shtëpia Muze,,Ymer Elshani,,me zhiro-llogorinë zyrtare në emër të vajzës së shkrimtarit.
Me këtë rast u zgjodh Këshilli Nismëtar për diasporën shqiptare në Amerikë:Teuta Y,Elshani,Skënder Karaçica,Violetë Presheva, ,Arben D.Krasniqi,Diana Leku,Driton Leku,Sab Gashi,Mahmut Skenderi dhe Nazim Alimi.
I bëjmë thirrje diasporës shqiptare në Amerikë dhe në Evropë që të përkrahin me ndihmën matriale nismën:Shtëpia Muze ,,Ymer Elshani,,në fshatin Korroticë e Poshtme të Drenasit.
Këshilli Nismëtar
Baltimore-SHBA
Skënder Karaçica
Executive Director
Burimi/voal.ch


Leave a Reply