“Firmat e delegatëve i verifikon vetë Kuvendi”
Lulzim Bashës që e akuzon se ka luajtur bllofin me firmat e delegatëve të Kuvendit Kombëtar nga Foltorja me demokratët e Sarandës, ish-Kryeministri Sali Berisha i kujtoi frikën që tha se e ka zënë nga humbja e karriges së kryetarit.
Duke i treguar statutin e ftoi sërish të heqë dorë nga delegjitimimi që sipas tij po mundohet t’u bëjë firmave të 4350 anëtarëve të Kuvendit.
Për të hedhur poshtë çdo dyshim lidhur me firmat e mbledhura, jo vetëm kreun e selisë blu, por edhe burokratët që tha se e rrethojnë atë, mund të drejtohen në zyrën e Kryetarit të Këshillit Kombëtar.
E sa për verifikimin e mandateve, i prerë ishte kur tha se fjala e fundit i takon vetëm Kuvendit Kombëtar.
Pas ftesës që i bëri Lulzim Basha, edhe Berisha nuk ia kurseu një të tillë.
Përgjigje pati edhe për deklaratën e bërë nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, lidhur me rregulloret e miratuara pas ndryshimeve statutore në vitin 2009, kur PD-ja drejtohej prej tij.
Mbështetësit e Bashës i garantoi se nuk do të përjashtohen, pavarësisht qëndrimit pro kryetarit.
Berisha tha se firmat e delegatëve të Kuvendit janë garancia më e madhe e një opozite sovrane dhe fitimtare, duke paralajmëruar Kryeministrin Rama se do ta largojë nga pushteti.
Burimi/Tv Klan


Leave a Reply