Mbeten të larta shifrat e pacientëve në spital
Pesë persona humbën jetën në 24 orët e fundit për shkak të infektimit me koronavirus. Ata janë 2 qytetarë nga Tirana, 2 nga Durrësi dhe një nga Berati të moshave nga 58 në 83 vjeç.
Shkon kështu në 2983 numri i jetëve të humbura që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë.
Mbeten të larta shifrat e infektimeve të reja. Në 24 orët e fundit janë identifikuar 573 raste të reja nga 3498 testime të kryera. Numri më i madh i infektimeve mbetet në Tiranë me 270 të tillë e ndjekur nga Berati, Fieri, Vlora, Durrësi dhe Kamza, por raste ka pothuajse në të gjitha bashkitë kryesore.
Në vend janë aktualisht 8343 të sëmurë ku numrin më të madh e ka sërish Tirana që ndiqet nga Fieri, Shkodra, Vlora, Durrësi dhe Gjirokastra. 165 të sëmurë janë të shtruar në spital nga të cilët 26 janë në gjendje më të rëndë. Në 24 orët e fundit u shëruan 458 persona duke e çuar numrin atyre që e kanë kaluar sëmundjen në mbi 180 mijë që nga nisja e pandemisë.
Janë kryer 3,498 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 573 qytetarë, në këto bashki: 270 në Tiranë, 32 Berat, 29 në Fier, 22 në Vlorë, 19 në Durrës, Kamëz, 17 në Elbasan, 16 në Gjirokastër, 12 në Krujë, 11 në Lushnje, 10 në Shkodër, Libohovë, 9 në Lezhë, Korçë, 8 në Kavajë, 7 në Patos, Dimal, 5 në Fushë Arrëz, Kurbin, 4 në Mallakastër, Sarandë, Kuçovë, Poliçan, Peqin, 3 në Tropojë, Delvinë, Gramsh, 2 në Kukës, Mirditë, Vorë, Rrogozhinë, Pogradec, Devoll, Kolonjë, 1 në Vau i Dejës, Has, Dibër, Mat, Selenicë, Himarë, Konispol, Dropull, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Skrapar, Belsh.
Burimi/Tv Klan


Leave a Reply