Vdekjet për shkak të Covid zënë vetëm 4% të tyre
Shifrat e fundit të Institutit të Statistikave vërejnë një rënie të vdekjeve në tremujorin e tretë të vitit 2021 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas INSTAT gjatë muajve, Korrik-Gusht dhe Shtator kanë humbur jetën 6037 persona duke shënuar një rënie prej 8,9 %, krahasuar me 2020.
Vdekjet nga Covid zënë vetëm 4 % të humbjeve të jetëve të regjistruara gjatë tre muajve.
E thënë ndryshe, nga Covid kanë humbur jetën vetëm 242 persona, ndërsa 96 % e vdekjeve janë për shkaqe të tjera, ku përfshihet aksidentet rrugore dhe sëmundjet kronike. Në tremujorin e tretë 2021 numri më i vogël i vdekjeve regjistrohet në qarkun e Kukësit, me 108 vdekje, ndërsa ai më i madh në qarkun e Tiranës, me 1.436 vdekje.
Referuar statistikave zyrtare rritjen më të madhe në përqindje të vdekjeve në tre muaj me të njëjtën periudhë të vitit 2020, e zë qarku i Vlorës me 15,5 %.
Burimi/Tv Klan


Leave a Reply