M’duket se asht kryeministër që mua s’me duhet, por atdheut po!Ju mund t’mos e duroni as madhështinë as vogëlsinë e tij.Mund ta urreni por jo edhe t’flisni mbarë e mbrapsht vetëm pse keni averzion ndaj tij!
Ai s’iu prishë me Amerikën nëse ju s’jeni t’prisht!
Kurkush s’iu fajson pse egoja juej asht thurë gabim e s’duroni hije tjetër, diell tjetër, frymë tjetër, mendim tjetër, fjalë tjetër, e mbi t’gjitha guxim për veprim ndaj hajnit, mashtruesit, fajdexhiut, vrasesit, dhunuesit e shitësit t’atdheut!
Ai s’ban pazar me troje e me gurët e kufinit!
Ai s’i ka mbushë xhepat me shitëblembje!
Ai s’e don atdheun për lek1
Ndoshta s’derdhi gjak sa ju për atdheun, s’ra dëshmorë si të tjerët, por djersë e punë ma shumë se shumëkush derdhi!
Atij mundësh me ia thye kokën n’gurët e kufinit, por gurët me i lëvizë si Ju jo!
Mos e shani kot ju që e keni për interes politik, se populli e din kush asht, e populli nuk shahet pse e don!
M’duket se quhet Albin e m’duket se asht Kryeministër. Duroni se m’duket që ka me iu ra mirë edhe juve.
Mua jo!
Unë jam sot për nesër, por gjeneratat po vinë e atyne iu duhet ai, jo ju!
Burimi/Facebook


Leave a Reply