Dhjetëra mijëra koreano veriorë zhvilluan një miting sot, në mbështetje të kërcënimit të udhëheqësit të tyre për një sulm me raketa kundër Shteteve të Bashkuara.
Ushtarë, punonjës, dhe studentë marshuan në sheshin Kim il Sung në Phenian. Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kin Jon Un, nuk ishte i pranishëm.
Mitingu vjen mbasi Kim Jong Uni urdhëroi pregatitjen për një sulm me raketa ndaj territorit amerikan dhe bazës ushtarake amerikane në Korenë e Jugut, Guam dhe Hawaii.
Agjencia Qendrore e Lajmeve në Korenë e Veriut tha se udhëheqësi ka vendosur në gadishmëri njësitë e raketave sot, mbas një takimi me komandantët më të lartë të ushtrisë. Ai tha se “ka ardhur koha që të lahen llogaritë” me Shtetet e Bashkuara.
Një burim ushtarak i Koresë së Jugut i tha Zërit të Amerikës për shtimin e lëvizjeve ushtarake dhe lëvizjes së automjeteve në vendodhjen e raketave në Korenë e Veriut.
Zeri i Amerikes
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply