594 raste të reja, bien shtrimet në spital
15 persona humbën jetën për shkak të infektimit me koronavirus në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 7 prej tyre janë nga Tirana të moshave nga 64 në 88 vjeç, 2 qytetarë nga Kavaja 71 dhe 85 vjeç, 2 qytetarë nga Berati 72 dhe 80 vjeç, një 59-vjeçar nga Fieri, një 67-vjecar nga Durrësi, një 74 vjeçar nga Kurbini dhe një 80 vjeçare nga Vlora. Shkon kështu në 2668 numri i jetëve të humbura që nga nisja e pandemisë.
Një rritje në krahasim me një ditë më parë kanë pësuar edhe rastet e reja. Nga 4625 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 594 qytetarë. 211 prej tyre i përkasin Tiranës që ndiqet nga Shkodra, Vlora, Saranda dhe Elbasani.
Në të gjithë vendin janë mbi 10 mijë e 400 pacientë aktivë me COVID. Shifra në rënie shihen në spitale ku po marrin trajtim 177 pacientë, nga të cilët 25 janë në gjendje më të rënduar. 984 persona janë konsideruar të shëruar në 24 orët e fundit duke e çuar numrin e tyre në mbi 155 mijë që nga fillimi i epidemisë.
Burimi/Tv Klan


Leave a Reply