Nga Fieri, Berisha komentoi deklaratat e Bashës që lëvizjen e tij e cilëson si anti-amerikane.
Berisha tha se “këtë tubim sipas ish-kryetarit ai e quan antiamerikan dhe këto tubime, këto debate shpëtimtare për PD, demokracinë shqiptare, qenkan anti-amerikane. Po pse? Sepse i duhet atij për karrigen e tij. Tani, unë kam eksperiencë të gjatë dhe nuk është hera e parë që ndodhen në këtë situatë. Unë nuk them se fitojmë ose jo, unë them se po. Po një gjë është e sigurt. Kurrë nuk fitojmë nëse nuk jemi parti sovrane. Ta kemi të qartë këtë. Ne ngrihemi në këmbë dhe unë u jap fjalën e nderit se vakti i parë, prova e parë korrupsionin e Berishës apo të fëmijëve të tij Berisha merr çdo masë ndaj vetes së tij. Por Berisha, është absolutisht i pathyeshëm ndaj gënjeshtrave dhe presioneve të kujtdo qoftë”.
Duke e cilësuar Bashën një sharlatan, Berisha ripërsërit se shpallja e tij nongrata është një dënim politik dhe thekson se PD nuk mund t’i pranojë kurrë këto dënime.
“A duhet të pranojë PD dënimet politike? PD nuk mund t’i pranojë kurrë ato, nga kushdo qofshin. Problemi është si do largojmë Edi Ramën, si do t’ia nxjerrim për hundësh votat që vodhi? Si? Kjo është çështja e të gjitha çështjeve. Ai i imponoi pengut të tij. A jeni ju për t’u shkelmuar nga kryetari apo do t’i tregoni vendin kryetarit. A jeni ju, antiamerikanë apo është kryetari një peng sharlatan që kërkon t’ju imponojë ju vendime antidemokratike, antistatutore. Përse nuk vjen kryetari tek ju?…ka gjetur tani modelin i fton në Tiranë. Po shko mër nëpër rrethe”.
Burimi/tvklan.al


Leave a Reply