“Basha, i pabesë. Uroj që të dorëzojë dhe mandatin dhe të shkojë nga erdhi“
Sali Berisha u ka bërë thirrje deputetëve demokratë që të mos pranojnë asnjë lloj bashkëpunimi të Lulzim Bashës me Edi Ramën.
Berisha deklaroi se nuk e kishte menduar që Basha do të ishte aparimor dhe u shpreh që uron që të dorëzojë mandatin.
“Nuk më kishte shkuar kurrë mendja që ishte kaq aparimor dhe i pabesë. Ai bëri një hap amoral. Po pse, Amerika vlerëson pabesinë? S’e vlerëson kurrë në botë. Po le ta vlerësojë kush të dojë, ne jemi komb i besës! Ne e kemi një veçanti, atë s’mund ta bëjmë. Po çfarë do thoshte nëse do mblidhte forumin? S’fitonte. Po s’fitove jep dorëheqjen. S’e lanë, sepse kur të kanë peng nuk të lenë. Të thonë bëjë këtë. Pse jemi ne këtu, sepse ne jemi njerëz të lirë. Njeriu i lirë është i lirë.
Ai uroj që të dorëzojë dhe mandatin dhe të shkojë nga erdhi. Do t’i them një gjë. Këtu një thirrje në emër tuaj deputetëve të PD . Grupi i PD është një institucion themelor i PD, shprehni lirshëm mendimet tuaja. Por vetëm një gjë! Asnjë lloj bashkëpunimi të diktuar nga Lul Basha me Edi Ramën të mos pranoni, sepse ne jemi në proces. T’i mbarojmë proceset tona, t’u pyesim ju, të shprehni ju vullnetin, mendimet tuaja për qëndrimet tona dhe pastaj të ecim. Ndaj dhe miqtë e mi deputetë, asnjë lloj vendimi të Lulzim Bashës për të bashkëpunuar, për të shkelmuar mbi PD me Edi Ramën të mos pranoni. Për të tjera jeni të lirë të shprehni mendimet tuaja dhe unë ju respektoj”, tha Berisha.
Burimi/tvklan.al


Leave a Reply