Fabula “Bretkosa dhe kau” përmban një mësim për njerëzit që kërkojnë të marrin në jetë një rol për të cilin janë krejt të papërshtatshëm dhe që mendojnë se mund ta bëjnë thjesht duke imituar të tjerë që i zgjedhin si model në rolin e tyre. Pra nga persona shndërrohen në personazhe-surrogate.Bretkosa e fabulës u mahnit kur pa kaun që iu duk madhështor dhe deshi të bëhet si ai. Për këtë brektosa u fry, iu duk vetja si kau, u mburr me këtë dhe një ditë plasi, shpërtheu. Kështu ironikisht u bë edhe më e madhe se kau, në kuptimin që copërat e saj u shpërndanë gjithandej në një perimetër të madh.
Fabula e mësipërme i përshtatet shumë një bretkose ambasadoriale të superfuqisë të dërguar në vendin e vogël të quajtur i shqiponjës. Bretkosa ambasadoriale i ngjan bretkosës së fabulës jo vetëm në sjellje, por edhe në pamje.
Bretkosa ambasadoriale është e vetëdijshme për cilësitë e saj prej bretkose por i duket se postin që mban e fryn atë si kau i fabulës dhe ajo mund të sillet si kau, të mburret me madhështinë e saj.
Gjithçka në sjelljen e bretkosës ambasadoriale tregon se ajo e shijon shumë rolin e bretkosës së fabulës.
Bretkosa e fabulës imitoi qenien më madhështore të cilën e pa që nga pellgu ku jetonte, dhe që ishte kau.
Bretkosën ambasadoriale kur e dërguan në detyrën e saj në vendin e vogël të quajtur i shqiponjës, e udhëzuan që të sillej si guvernatore fuqiplotë perandorake. Dhe bretkosa ambasadoriale në këtë rol imiton modelin më të përshtatshëm që ajo ka në kujtesën e saj historike si banore e një ishulli shumë të vogël të Oqeanit Paqësor, atë të guvernatorit të dikurshëm kolonial.
Në ishullin nga vjen ajo, dhe që ka një emër që tingëllon si britmat që lëshon bretkosa, kolonizatorët perëndimorë i trajtonin me shumë përçmim vendasit e prapambetur të cilët visheshin me gjethe pemësh, gjë që e bëjnë ende për të tërhequr turistët. Gjethet andej janë shumë më të mëdha dhe të gjera se këtej nga ne prandaj me sa duket vendasit gjithmonë janë mjaftuar me to si veshje.
Të parët kolonizatorë të ishullit kanë qenë spanjollët në shekullin XVII. Dihet se ata kanë krijuar disa nga modelet më të këqija dhe më të egra të sundimit kolonial. Një nga më të këqijtë ka qenë ai në ishullin nga na vjen bretkosa ambasadoriale. Guvernatorët kolonialë spanjollë mendonin se mund të bënin ç’ të donin në ishull, t’ i shtypnin vendasit si të donin dhe këta nuk do të rebeloheshin sepse “këta dijnë vetëm të vrasin dhe të hanë njëri-tjetrin”, thoshin kolonizatorët.
Por ndonëse ishulli ishte shumë i vogël si sipërfaqe (540 km²) dhe popullsi, vendasit u rebeluan ndaj kolonizatorëve spanjollë.
Shteti i bretkosës ambasadoriale shkoi në ishull në fund të shekullit XIX, me flamurin me yje dhe shirita, si çlirimtar i vendasve nga sundimi i keq spanoll, duke iu thënë vendasve se po iu sillte lirinë dhe demokracinë. Vendasit nuk u dukën shumë të bindur për këtë dhe pyetën se cili ishte statusi juridik i ishullit të tyre. Çlirimtarët e quajtën këtë pyetje si shprehje të nacionalizmit të dëmshëm, që nuk dihej sesi kishte depërtuar në ishull, ndoshta i sjellë nga agjentët e huaj, të Spanjës së mundur, apo të Japonisë që e lakmonte ishullin.
Në të vërtetë vendasit e quanin ishullin e tyre pjesë e një arkipelagu (grup) ishujsh dhe donin të krijonin një shtet të përbashkët me ta, por çlirimtarët që për vete kishin ardhur nga nga 12 mijë km larg e quajtën edhe këtë dëshirë si nacionalizëm, domethënë barazvlerësi i një virusi vdekjeprurës. Duhet thënë se superfuqia e sotme në atë kohë e ndante arkipelagun paqësisht me Gjermaninë së cilës më vonë do t’ ia quante faj të madh që kishte kërkuar tokat gjermane pranë kufijve të saj për çka superfuqia e sotme do të vinte të merrte pjesë në dy luftëra botërore në Europë.
Ironikisht çlirimtarët me flamurin me yje dhe shirita i dhanë ishullit statusin e territorit të pushtuar nën administrim ushtarak të cilin e pati deri në vitet pesëdhjetë të shekullit XX. Kjo gjë u bë shkak për një kryengritje ndaj pushtuesve të rinj që u quajt terrorizëm dhe që u shtyp nga marinsat në cilësinë e misionarëve të lirisë.
Në Luftën e Dytë Botërore ishullin e pushtoi Japonia por superfuqia e sotme e rimori ishullin në një betejë të ashpër që zgjati tre javë dhe gjatë së cilës ishulli i vogël u bombardua nga luftanijet dhe aeroplanët e superfuqisë së sotme, duke u parë kjo si mënyra më e mirë për të asgjësuar garnizonin japonez prej 22 mijë ushtarësh, pa humbur shumë jetë ushtarësh superfuqia e sotme. Dhe u vranë 90% e ushtarëve japonezë që gjendeshin në ishull.
Fakti që ishulli ishte aq i vogël sa bashkë me japonezët do të vriteshin edhe shumica e banorëve vendas, u quajt si dëm anësor. Në të vërtetë para bombardimit mbi ishull u hodhën fletë letre ku banorëve iu kërkohej të fshiheshin. Domethënë të mbuloheshin me më tepër gjethe se zakonisht.
Në 21 korrik 1944 kur ushtarët me flamurin me yje dhe shirita e rimorën nën kontroll ishullin dhe kjo ditë festohet edhe sot zyrtarisht si Dita e Çlirimit. Banorëve vendas që kishin mbetur gjallë iu tha se tani ishin të lirë. Të çliruarit nuk gjen më as gjethe për t’ u mbuluar se gjithë ishulli i vogël ishte djegur. Zyrtarisht edhe sot thuhet se ishin japonezët ata që zhdukën një pjesë të madhe të popullsisë së ishullit.
Ata që mbetën gjallë, pas pak kohësh duke dëgjuar se pushtuesit e tyre po mburreshin se po përhapnin lirinë në botë, ngritën përsëri çështjen e statusit të ishullit brenda shtetit të madh me flamurin me yje dhe shirita. Ishulli vazhdonte të kishte statusin e një territori të pushtuar në administrim ushtarak. Banorët vendas që kishin mbetur kërkuan që ishulli së bashku me ishujt fqinjë të krijonin një shtet që do të shtohej si një yll në flamurin me yje dhe shirita të bashkimit të shteteve që përbëjnë superfuqinë e sotme. Por edhe kjo gjë u quajt nacionalizëm i papranueshëm. U arrit në përfundimin se vendasit nuk ishin shëruar nga ky virus i tmerrshëm dhe iu tha atyre se nëse kishin këto ide këtë detyrë do ta merrte përsipër përsëri aviacioni ushtarak amerikan, gjë të cilën e kishin provuar më parë. Vendasit u bindën dhe për ishullin u shpik një status që përbënte çudi në llojin e vet: unincorporated organized territory.
Për t’ i bindur vendasit iu dha e drejta që të kishin edhe një kolegj dhe një universitet ku ka studiuar bretkosa ambasadoriale.
Meqënëse ishulli u shpopullua si efekt anësor i luftës për çlirimin e tij në 1944, superfuqia vendosi ta ripopullojë atë me refugjatë nga vende të ndryshme të Azisë. Me këtë rast në ishull shkoi edhe familja e bretkosës ambasadoriale nga Korea.
Vendasit në ishull u rebeluan përsëri ndaj superfuqisë në 2021 kur nuk pranuan që në ishullin e tyre të vogël të strehoheshin refugjatët afganë që po evakuaonte superfuqia. A nuk duhej që bretkosa ambasadoriale të qortonte bashkëqytetarët e ishullit të saj duke iu treguar si shembull mikpritjen e treguar nga populli i vendit të vogël ku ajo është me detyrë ambasadoriale sot? E pra, ajo nuk e bëri këtë gjë.
Atë gjë që nuk e pranuan njerëzit e ishullit të saj, pra strehimin e afganëve, sot superfuqia po e bën në vendin e vogël të shqiponjës, ku bretkosa ambasadoriale në rolin e guvernatores perandorake iu uron mirëseardhjen afganëve në emër të popullit të shqiponjës.
Bretkosa ambasadoriale kur të largohet do t’ i thotë me krenari pasardhësit të saj se ajo e zbatoi një pjesë të planit dhe tani i mbetet atij të zbatojë pjesën tjetër, strehimin e miliona palestinezëve në vendin e shqiponjës.
Sot bretkosa ambasadoriale e ardhur me detyrë si guvernatore në vendin e vogël të njohur si vendi i shqiponjës i shikon vendasit në shtetin ku e kanë dërguar siç shikonin guvernatorët kolonialë vendasit në ishullin e Oqeanit Paqësor nga na vjen ajo, pra me përçmim të madh.
Kolonizatorët perëndimorë ishin të bindur se vendasit që visheshin me gjethe duheshin kërcënuar me se do të detyroheshin të hanin bar nëse nuk hiqnin dorë nga kanibalizmi, pra nga ngrënia e njerëzve.
Bretkosa ambasadoriale ka shkuar edhe më tej duke i dhënë ultimatum gjysmës së popullsisë në shtetin e shqiponjës ku sundon se do të hanë bar nëse nuk hanë në një akt kanibalizmi politik një ish-prijës vendor.
Kjo është një mënyrë që vendasit të binden për fuqinë e shtetit të madh me flamurin me yje dhe shirita që e ka dërguar bretkosën ambasadoriale sepse superfuqia e ndjen që kohët e fundit bota ka nisur të kuptojë se fuqia e superfuqisë është në rënie dhe kështu bie edhe parashtesa “super” para fjalës “fuqi”.
Bretkosa ambasadoriale është fryrë shumë prandaj duhet të ketë parasysh se rregulli i fabulës vlen edhe për të, edhe ajo do të shpërthejë një ditë.
Edhe populli i vendit të shqiponjës që sot sundohet nga një bretkosë ambasadoriale nuk mund të mos ngrihet sado e pabesueshme t’ u duket kjo zyrave në qendrën e perandorisë, ashtu siç iu dukej dikur kolonizatorëve në ishullin e vogël të bretkosës ambasadoriale. Dhe kur të ndodhë kjo gjë do të jetë poshtërimi madhor për superfuqinë.
Populli i shqiponjës është ngritur kundër disa pushtuesve që nuk e besonin këtë, hera e fundit është në Luftën e Dytë Botërore. Dhe pushtimi i sotëm i vendit të shqiponjës, nën flamurin me yje dhe shirita është shumë më i keq se ai fashist, pasi fashistëve nuk iu shkoi ndërmend të bënin ndryshimin e popullsisë në vend sic po bën superfuqia e rreme sot duke sjellë afganë dhe më pas miliona palestinezë./Kastriot Myftaraj
Burimi/Facebook


Leave a Reply