Viti 1961. Hetem Halili, ish -oficer i Bazës së Vlorës dhe ish -komisar i Ko rpusit 7, rrëfen për marrëdhëniet e acaruara të ush tarakëve sh qiptarë e sov jetikË
Baza detare 5 muaj në gadishmëri numër një. Rusët kërcënuan me dy kryqëzorë në hyrje të Vlorës. Si u mbrojt Pashalimani nga provokimet e sovjetikëve
Leonard Veizi
-Acarimi i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik erdhi menjëherë pas mbledhjes së Bukureshtit, në të cilën u shfaqën përplasjet mes dy ideologjive. Deri në atë kohë shqiptarët punonin në mënyrë shumë korrektre e miqësore së bashku me rusët. Por gjithçka bëhej në bazë të dublantëve. Në shkollën e Marinës punohej me intensitet, për faktin se në kontratën me rusët ishte përcaktuar që pas tre vjetësh nëndetëset do të merreshin në dorëzim nga marinarët shqiptarë. Kontrata ishte bazuar në një marrëveshje të përbashkët të shtetit shqiptar me Traktatin e Varshavës, si anëtar i saj prej disa vitesh. Instruktorët sovjetikë kishin lavdëruar për përparimin që kishin bërë marinarët shqiptarë në procesin e njohjes së nëndetëseve dhe anijeve ndihmuese. Ndërsa disa prej tyre, që ishin njerëz të ndershëm, ishin shprehur se tashmë qëndronin formalisht në Bazën e Pashalimanit, pasi efektivi marinar ishte plotësisht i aftë të kryente detyrat luftarake nga më të vështirat. Këto cilësi marinarët shqiptarë i kishin treguar në stërvitjet e shpeshta të asaj kohe. Në këtë kohë vihet re që rusët po zëvendësonin këshilltarët e tyre ushtarakë në të gjithë repartet e ushtrisë dhe sidomos në flotën e Pashalimanit dhe shkollën e Marinës. Këshilltarët e parë kishin punuar me shqiptarët për më shumë se dy vjet, qëllimisht do të zëvendësoheshin nga njerëz të besuar të Hrushovit. Po kështu, rusët vepruan edhe me efektivin marinar që asistonte në mjetet e lundrimit, së bashku me efektivat shqiptare. Duke kujtuar ditët e vështira të vitit 1961 Hetem Halili thotë:
Si trajtoheshin ushtarakët e një baze të përbashkët?
Në vitet ‘60-‘61, kur konflikti me palën ruse po merrte përmasa më agresive në bazën luftarako-detare të Pashalicilësua si një incident i rëndë nga ana e sovjetikëve, edhe pse gjithçka provokuese kishte nisur prej njeriut të tyre.
Çfarë u mendua si zgjidhje për momentin?
Gjendja në bazë u bë aq e vështirë, sa që komanda e saj iu besua një ushtaraku me përvojë, siç ishte Hito Çako. Mbaj mend se kur isha një ditë me shërbim, me telefonojnë nga Ministria për më thënë se duhet të vija në dijeni Hito Çakon, pasi në dispozicion të tij ishte vënë një avion, me të cilin ai do të mund të udhëtonte për në Tiranë, sa herë ta shihte të nevojshme të raportonte apo thërritej nga lart për të raportuar. Pikërisht, në këtë kohë Enver Hoxha kërkonte të njihej në çdo minutë me të rejat e fundit, se si ishte situata në bazën e Pashalimanit.
Kur u larguan trupat ruse nga baza e përbashkët?
Trupat e fundit ruse u larguan nga baza e Pashalimanit mbasditen e datës 5 qershor 1961. Por ajo që është për t’u Hetem Halili ish-ushtarak manit, unë merresha me punët e rinisë së Flotës. Si një oficer i ri, në atë kohë paguhesha me 620 lekë të reja në muaj. Ndërsa ushtarakët rusë të të njëjtit nivel kishin paga shumë herë më të larta, ndërsa një marinar i thjeshtë paguhej në kuotën e 300 lekëve të reja. Në këtë mënyrë, ushtarakët rusë mund të blinin gjithçka në dyqanet e Shqipërisë. Ndërsa vetë shqiptarët, duhet të ishin shumë më të kursyer.
A kishte incidentë në një bazë ku përcilleshin tensionet politike?
Në 1 maj 1961 mbaj mend që ka ndodhur një incident. Në Bazën Lundruese ishte ngritur flamuri shqiptar. Një nga oficerët sovjetikë, e ul atë dhe ngre flamurin me Drapër e Çekan. Në inat e sipër, një nga oficerët shqiptarë, Shyqyri Çuko, jo vetëm që e uli flamurin sovjetik, por dhe e pret atë me një thikë që iu ndodh në dorë. Pa dyshim kjo u shënuar, ka të bëjë me faktin se gjatë 5 muajve të parë të vitit 1961, incidentet mes dy palëve ishin shtuar së tepërmi. Baza ishte në gadishmërinë e luftës. Gjatë gjithë kësaj kohe nuk u bë asnjë stërvitje. Me urdhër nga lart, të gjithë oficerët rrinin 24 orë në bazë. Porosia e ardhur nëpërmjet qarkoreve ishte e saktë: “Ruhuni nga provokacionet! Situata ishte tepër e rëndë”. Oficerë dhe ushtarët që deri pak kohë më parë konsideroheshin miq me njëri-tjetrin, tashmë shiheshin si armiq.
A është e vërtetë se pati tentativa nga ana e rusëve për rrëmbimin e anijeve?
Në fakt rusët kishin për qëllim që të merrnin të gjitha anijet që kishin ardhur nga Bashkimi Sovjetik që në vitin 1954. Këtu përfshiheshin dhe katrat siluruse, anijet ndihmuese, pa vënë në diskutim anijet e mëdha luftarake. Për këtë qëllim, në hyrje të Vlorës u dukën dhe dy kryqëzorë të dërguar nga portet e flotës sovjetike. Por, dy kryqësorët nuk u lejuan të afroheshin me tej dhe ata nuk arritën të futeshin dot në Gjirin e Vlorës dhe të kryenin misionin e tyre. Por, gjithsesi komanda sovjetike kishte dhe një plan rezervë. Të largoheshin fshehurazi nga baza. Pikërisht, në këtë kohë në Tiranë kishte mbërritur një delegacion i flotës së Bashkimit Sovjetik, me në krye admiralin Kasatanov, që ishte dhe komandant i flotës së Detit të Zi. Në këtë kohë flota sovjetike komandohej nga Goshkov. Misioni i këtij delegacioni ishte të bisedonte dhe të gjente rrugët se në ç’mënyrë do të ndaheshin (midis BS dhe Shqipërisë) anijet e bazës më të madhe ushtarakodetare të Mesdheut.
Si ishte gatishmëria e ushtrisë sh- qiptare në një kohë të tillë?
Duke përforcuar masat e gatishmërisë, u dha urdhër që një pjesë e anijeve ndihmuese të ankoroheshin në ujrat e bazës, me qëllim pengimin e manovrave të mundshme të largimit me forcë të anijeve luftarake. Në të njëjtën kohë ishin vënë në gatishmëri dhe bateritë bregdetare, të cilat kishin mbushur bregdetin e Vlorës e të Sazanit. Paralajmërimi ishte i qartë: Askush nuk do të dalë i gjallë nga Gjiri i Vlorës, pa miratimin e qeverisë shqiptare. Por kur oficerët rusë, dyshues ndaj asaj që po ndodhte përreth, pyesnin se ç’ishte gjithë ajo artileri në bregdet, oficerët shqiptarë ishin instruktuar të përgjigjeshin thjesht: Kemi stërvitje.
Si filluan procedurat e largimit?
Komanda sovjetike lajmëroi të gjithë familjet e oficerëve të tyre, që ishin me banim më qytetin e Orikumit, pranë bazës së Pashalimanit, që të largoheshin për në Bashkimin Sovjetik, pasi qeveria shqiptare ka urdhëruar: “Të largohen”. Në fakt kjo ishte thjesht një mashtrim apo një manovër për të justifikuar braktisjen nga ana e Hrushovit. Porosia ishte thënë që ata të largoheshin në orën 02.00 pas mesnate. Sapo u mor vesh kjo, nga komanda shqiptare u dha porosia që familjet ruse të përcilleshin me lule në dorë. Dhe kështu u bë.
Mezi pritej që trupat sovjetike të largoheshin, apo ishte një ndarje e dhimbshme?
Ndarja ishte tepër e dhimbshme. Të dyja palët qanin. Vetkuptohet. Prej disa vitesh kishin punuar ngushtësisht me njëri-tjetrin, nën frymën e një miqësie të sinqertë. Ishte një miqësi që ishte e detyruar të prishej nga politika.
Rusët lënë bazën e Pashalimanit
Fillimi i qesrshorit të vitit 1961 përkoi dhe me largimin përfundimtar të sovjetikëve nga baza më e madhe ushtarako-detare e Mesdheut. “Në 5 qershor 1961 po përgatiteshin për t’u larguar të fundit e mbetur në bazën e Pashalimanit. “Por ndodhi një incident tjetër. Një nga oficerët e nëndetëseve, mori çelësat e saj, pa të cilën as që mund të bëhej fjalë që kjo anije nënujëse mund të dilte në det. Ai shkoi në bazë ku po bëhej grumbullimi i ushtarakëve sovjetikë. Por, brenda në nëndetëse dy marinarë sovjetikë ende nuk kishin dorëzuar detyrën. Atëhere ata u mbyllën brenda dhe u dha urdhri që, pa u dorëzuar çelësat e anijes, nuk do të dilnin jashtë. Gjatë kohës së drekës, dy marinarëve iu çua ushqim. Por ata nuk e pranuan, duke thënë: Një marinar sovjetik nuk ha kur është në izolim. Më pas oficeri erdhi duke qeshur dhe dorëzoi çelësat. Kuptohej lehtë që s’e kishte bërë me dëshirë një gjë të tillë, por thjesht se ishte i detyruar. Dhe, ndërsa kontigjenti i fundit i ushtarakëve sovjetikë po largohej, u dha urdhri që të kontrolloheshin çantat e tyre, pasi ndoshta mund të kishin marrë me vete paisje të rëndësishme të anijeve. Çfarë nuk gjetëm në çantat e tyre. Deri tek fshesat dhe këllefët e jastëqëve. Urdhri ishte që të mos u linin asnjë gjë shqiptarëve. E në pamundësi për të marrë anijet, ata kishin marrë gjithçka tjetër, që nuk kishte vlerë, por që gjithsesi përmbushte një inat të tyre të brendshëm BAZA
Përbërja e Pashalimanit
12 nëndetëse
2 me ekuipazh shqiptar
2 me ekuipazh të përbashkët ruso-shqiptar
8 me ekuipazh rus
2 baza lundruese
2 dragamina të mëdha
6 dragamina të vogla
8 anije luftarake tip “gjuajtës”
2 rimorkiatorë të mëdhenj
12 Karta Silurues – Anije ndihmuesve – topograf, manjetike, çisterna, polumbarë
Komenti i Enverit pas ikjes së sovjetikëve
Sekretari i Parë i KQ të PPSH-së Enver Hoxha, shkoi për një vizitë në Orikum, vetëm 40 ditë pasi nga baza ushtarako-detare e Pashalimanit ishte larguar dhe marinari e fundit sovjetik. Rusët nuk ishin më në bazë, por nuk ishin gjithashtu dhe një pjesë e anijeve që për kohën cilësoheshin si “moderne”. Megjithatë, Enver Hoxha mbajti një fjalim ku ngriti lart moralin e oficerëve dhe marinarëve të bazës. Mitingu u zhvillua në ambjentet e Bazës Lundruese, e cila në atë kohë përdorej për imbarkimin e marinarëve. Por më pas kjo anije e madhe u adoptua si një anije transporti e flotës tregtare. Hetem Halili kujton se në këtë fjalim Enver Hoxha është shprehur: “Mos mendoni se jemi më të fuqishëm se Bashkimi Sovjetit apo Shtete e Bashkuara të Amerikës. Kurrë. Por me katër nëndetset që kemi dhe anijet e tjera gjithashtu, ne jemi plotësisht në gjendje që të mbrojmë kufijtë detar të Shqipërisë”.
Dëshmitari i konfliktit
Hetem Halili u lind në Kakosë të Përmetit në vitin 1934. Nga arsimi i mesëm dhe i larti ka marrë njohuritë mbi artin ushtarak, por ka mbaruar dhe Universitetin e Tiranës në degën e Histori-Gjeografisë. Më pas ka vazhduar kursin njëvjeçar “Historia e Mendimit Filozofik”. Në vitin 1954 titullohet oficer. Emërimi i parë përkon me atë të komandantit të togës në njësinë e Kavajës. Më pas, punon me rininë në ishullin e Sazanit dhe në Vlorë, në varësi të Flotës Luftarake Detare. Do të punonte në këto dy vende për 14 vjet rresht, ku mes të tjerash është dëshmitar dhe i konfliktit ruso-shqiptar për Bazën e Pashalimanit. Në vitin ‘69 kalon si shef i aparatit politik, zv/komisar brigade, instruktor i përgjithshëm në Drejtorinë Politike, komisar i Brigadës I, zv/sekretar i Komitetit të Partisë së Korpusit të 7-të në Burrel, komisar i Korpusit të 7-të e komisar i Divizionit të Librazhdit. Gjatë një interviste ai rrefen shumë detaje nga jeta e tij ushtarake. Por gjithçka e fillon me një nga pikat kulmore, acarimin e Shqipërisë së vogël me gjigandin sovjetik.
Sovjetikët të ndarë, me Hrushovin dhe Stalinin
Nga ajo kohë Hetem Halili kujton se jo të gjithë oficerët rusë mendonin se politika e ndryshuar e Nikita Hrushovit ishte e drejtë dhe, për më tepër, kishte nga ata ushtarakë që nuk e pëlqenin debatin e stimuluar nga drejtuesit e lartë të ushtrisë ruse me shqiptarët. Një nga detajet që Hetem Halili kujton 53 vjet më vonë, është ajo e një inxhinieri rus, për të cilin thotë që dukej në bazë vetëm ditën kur merrte rrogën. Por dhe për aq pak, sa ai rrinte në bazën e Pashalimanit, kishte arritur që t’i paralajmëronte oficerët shqiptarë, duke iu thënë: “Kini kujdes se ua kanë me hile!”. Ndërkohë në vitin 1959, gjatë shërbimit të tij në Sazan, Hetem Halili kujton një vizitë të tij së bashku me shokët të tjerë, në familjen e oficerit rus Vollodja. “Ishte festa në përkujtim të Revolucionit të Tetorit, po sipas kalendarit të ri ishte 7 nëntor. Për të qenë të pranishëm, në një datë të tillë kishin ardhur në Sazan edhe disa përfaqësues të Flotës nga Ministria me Qamil Podën në krye. Gjatë vizitës që bëmë në familjen e Vollodjas, ai ngriti një dolli duke thënë: “Do ta pimë këtë gotë për shokun Enver Hoxha, i cili ia mblodhi botës, por dhe këtij Hrushovit tonë”. Komandanti i tij u skuq në fytyrë dhe nga poshtë tavolinës i shkelte këmbën. Mirëpo ishte ngatëruar dhe, në vend të shkelte këmbën e Vollodjas, shkelte atë të Qamil Podës, duke dekonspiruar në këtë mënyrë një këshillë nga poshtë tavolinës”, rrëfen në kujtimet e tij Hetem Halili. Por ç’ndodhi më tej? Një ditë më vonë, Hetemi Halili e takon oficerin rus Vollodia në një nga dyqanet e Sazanit, ku shiteshin copat me metrazh. Ai po furnizohej me disa stofra polake, me të cilat ishte mbytur tregu shqiptar i atyre viteve. Krejt i habitur, Hetem Halili kujton të ketë pyetur kolegun rus se, përse po merrte aq shumë metrazh. Atëhere, Vollodja i kthehet duke i thënë: “Unë po iki. Më transferuan në Siberi”. Dhe dy ditë pas kishte ngritur dollinë për Enver Hoxhën, askush nuk e pa më oficerin rus të linjës konservatore të Stalinit, i cili u shpreh hapur se nuk i admironte reformat e sekretarit të ri të PKBS, Nikita Hrushovit.
Shekulli
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply