**Të gjithë pas lufte kemi menduar se fjala “tradhëti” do të hiqet nga fjalori ynë, por deri më tani kjo nuk ndodhi. Gabim jemi ne sigurisht, sepse aty ku ka korrupcion, hajni, mashtrim, amoralitet, vrasje etj., normal që mund të ket edhe tradhëti.**Në kohë të pushtuesve më shumë kishim tradhëti të “zorit”, kurse në kohën e sotme, kemi tradhëti të qejfit dhe padyshim që kjo e dyta ështe edhe më e rrezikshme?!**Tradhëtia nuk është aksident, aksident është të biesh nga biçikleta, apo nga një lartësi etj..!Naimi i madh pati thënë: “Djali që tradhëton atdheun, nuk e don as nëna e vet”!
**Zoti Kryeminstër, Edi Rama, në shumë momente të kemi duartrokitur, kuptohet kur e kishit mirë, por kujdes nga buzëqeshjet e surrogatëve sllav, sepse ato buzëqeshje na kan vrarë ne shqiptarëve të Kosovës më shumë se një shekull, ashtu siç na plagosi rëndë edhe paraardhësi i juaj kur bashkëpunonte me sllavët në kohët më rënda për ne fatkeqsisht..?!
**Krejt këtë tagër do e paguan populli, por mos harroni se edhe Ju një ditë do të përgjigjeni gjithsesi, sepse populli i qet në kohë dalëzotësit e vet të vërtetë..!
**Uroj që t’jem thellësisht i gabuar, por era e mirë nuk i vie kësaj marrveshje të ashtuquajtur “Mini shengen” që sot i’a ndërruat emrin duke e pagëzuar: “Ballkani i hapur”!? Emërtimi ndërrohet, por jo edhe qëllimet..!
Për t’u bërë mirë, duhet guxim dhe punë të mirë, por të shohim dhe uroj që këto fjalë të mbeten vetëm paragjykime..??!!
Burimi/Facebook


Leave a Reply