Nga Sulejman Tomcini(Ish ambasador i RPSSH në Kajro)
Nje lajm makaber u njoftua keto dite:nje grua 34-vjecare ne Gjirokaster kishte vdekur e vetme ne shtepine e saj dhe vdekja u muar vesh vetem pasi era e kufomes se dekompozuar mori rruget.Deri ketu ka arritur marredhenia njerezore ne Shqiperi,saqe nuk njohim as fqinjet dhe as njeri-tjetrin.Ky lam me kujtoi nje ngjarje te shume viteve me pare.Kur isha ambasador ne Kajro nga 1977-1980,ne nje pritje takova nje diplomat francez.Ne bisede e siper,me tha:”Kam degjuar se Ne Shqiperi ka nje marredhenie shoqerore mbreselenese”. “Pse,i thash une,dhe nga e di? Me tha:”Kam degjuar nga nje miku im,qe ishte diplomat ne ambasaden tone ne Tirane.Ai me ka treguar se ne Shqiperi fqinji eshte fqinje dhe konsiderihet si vella e mik.Ne Shqiperi ka vajtje-ardhje midis fqinjeve dhe njerezve sikur te ishin miq te vjeter.Ne Shqiperi,me tha ai,dasma ishte dasem e vdekja vdekje dhe njerezit nuk mungojne te shkojne per urim e krye te shendoshe tek njeri-tjetri.Ne Farce,me tha ai,vdes fqinji dhe fqinji i tij as nuk e njeh dhe as nuk merr vesh se kur vdes,vetem kur krymbat e kufomes se dekompozuar te dalin ne korridor”.
Natyrisht me erdhi mire,kur e degjova te fliste mire per bashkeatdhetaret e mi.Por nuk ma merrte mendja se do vinte ajo dite,sic erdhi,qe edhe ne,si francezet dhe te tjere ne vendet kapitaliste,do beheshim te huaj per njeri-tjetrin dhe nuk do njihnim fqinjet e s’do merrnim vesh a lindin,a martohen,a bien ne spital apo vdesin e qelben ne apartamentrt e tyre.
Ja pra c’na solli sistemi kapitalist: individualizmin ekstrem.
Burimi/Facebook/Vladimir Duraj


Leave a Reply