Në Shqipëri, Gjykata Kushtetuese nisi sot shqyrtimin e kërkesës së Shoqatës së Bashkive për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve vendore të vitit 2019 dhe përsëritjen e tyre.
Zgjedhjet u mbajtën në 30 Qershor, në datën e shpallur fillimisht me dekret nga presidenti Ilir Meta, i cili tre javë para zhvillimit të tyre, vendosi anullimin duke firmosur një tjetër dekret për organizimin e zgjedhjeve në muajin tetor. Zoti Meta e argumentoi vendimin e tij me situatën tejet të tensionuar politike, duke qenë se opozita kishte nisur një seri protestash dhe kishte vendosur bojkotimin e zgjedhjeve vendore. Por dekreti i dytë i zotit Meta nuk u mor në konsideratë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Në seancën e sotme Gjykata Kushtetuese ka dëgjuar argumentat e palëve, që nga ato të vetë Shoqatës deri të argumentat e Qeverisë, Presidencës, apo dhe të parlamentit. Mbi vendimin e presidentit për datën e zgjedhjeve, ka patur dhe një interpretim të Komisionit të Venecias, i cili vlerëson ndër të tjera se “anulllimi i zgjedhjeve vendore mund të bëhet vetëm në kushtet e një situate emergjente, e madje dhe në një situatë të tillë nevojitet një bazë specifike ligjore”.
Burimi/Zeri i Amerikes


Leave a Reply