Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim dhe burokracia sorosiane e Departamentit të Shtetit tani në ndërkohën kur pritet që shkarkimi i Presidentit Meta nga Kuvendi të miratohet nga Gjykata Kushtetutese, i tremben vetëm një skenari atij se Meta mund të përdorë të vetmen “raketë bërthamore” që ka në dorë, duke e transferuar në Washington krizën politike në të cilën është përfshirë me shumicën parlamentare dhe Kryeministrin Rama, që ka mbështetjen amerikane.
Në Washington ka një opozitë politike në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve si dhe media të cilat do ta mirëprisnin furnizimin nga Shqipëria me fakte që mund të përdoreshin kundër Sekretarit Blinken dhe burokracisë sorosiane të Departamentit të Shtetit.
Nëse Presidenti Meta, pas deklaratës së Ambasadores Kim të 11 shkurtit të këtij viti se ka biseduar me Kryeministrin Rama për krijimin e qeverisë së re të pas zgjedhjeve të 25 prillit do t’ ia kishte shfuqizuar letrat kredenciale Ambasadores Kim, me këtë Meta do të kishte shkaktuar një krizë politike në Washington. Sekretari Blinken do të thirrej në Senat dhe do të detyrohej të jepte dorëheqjene bashkë me të edhe ambasadorja Kim, karriera e së cilës do të kishte marrë fund.
Atyre që iu duket teprim të thuash se Sekretari i Departamentit të Shtetit mund të japë dorëheqjen për një deklaratë të bërë nga ambasadorja amerikane në Shqipëri do t’ u them dy gjëra:
1)Ambasadorja thotë se flet në emër të qeverisë amerikane që do të thotë se zyrtari përgjegjës për sjelljen e saj është sekretari Blinken.
2)Deklarata publike e ambasadores Kim në 11 shkurt është provë e plotë në trajtën e pohimit të hapur se një përfaqësues zyrtar i qeverisë amerikane konspiron me një kryeministër të cilit i është dhënë licenca amerikane për të bërë zgjedhje të rreme parlamentare në vendin e tij me mbështetjen amerikane. Nëse Meta ia shfuqizon letrat kredenciale ambasadores Kim problemi shkon si “raketë” drejt e në Washington ku i duhet Presidentit Biden që, ose ta marrë përsipër atë që ka bërë Kim në Shqipëri me të gjitha pasojat për reputacionin e administratës së tij dhe tekefundit vetë reputacionin e SHBA, ose të shkarkojë Sekretarin Blinken dhe të tërheqë ambasadoren.
Presidenti Meta është ende në kohë për ta lëshuar këtë “raketë bërthamore”, duke ia shfuqizuar letrat kredenciale Ambasadores amerikane, me pasojat e mësipërme. Meta ka mundësi që të hyjë në histori duke e dëbuar ambasadoren Kim me një “cfurk” nga Shqipëria dhe Sekretarin Blinken nga Departamenti të Shtetit. Nëse Meta do të kishte kurajën ta bënte këtë gje.
Kim dhe Blinken e dijnë që Meta e ka në dorë që ta bëjë këtë gjë dhe ata nuk do t’ i jenë aspak mirënjohës nëse ai vetëpërmbahet. Për ta mbetet njëjtë armik, si ta bëjë, si mos ta bëjë këtë veprim. Nëse Meta e bën këtë veprim ai do të fitojë respektin e njërit krah të politikës amerikane, të republikanëve dhe antisorosianëve. Nëse nuk e bën do të ketë armiqësinë e njërit krah dhe pavëmendjen e krahut tjetër.
Nëse Meta e përdor këtë “raketë” bëhet i paprekshëm, nëse nuk e përdor, jo vetëm që nuk do t’ I jenë mirënjohës por do t’ ia rrasin nga pas, të jetë i sigurt për këtë gjë./Kastriot Myftaraj
Burimi/Facebook


Leave a Reply