Kryeministri Rama e ka shpallur qershorin muajin e luftës kundër ndërtimeve pa leje dhe ka urdhëruar shembjen e tyre, duke theksuar se ndaj kësaj kategorie ndërtimesh do të ketë zero tolerancë. Që po ndërmerret aksion kundër ndërtimeve pa leje është gjё e mirë, por, në gjykimin tim, kasaphanen e vërtetë në bregdetin tonë po e shkaktojnё ndërtimet me leje, të cilat jepen mbi baza korruptive, duke shkelur ligjin urbanistik.
Këto ditë unë jam me pushime në Dhërmi dhe konstatoj se, në krahasim me vitet e kaluara, këtë vit, ka një shpërthim ndërtimesh. Një pjesë e tyre kanë të ekspozuara edhe lejet e ndërtimit me detajet përkatëse, përfshirë numrin e kateve. Kështu, ngjitur me vijën bregdetare, gjen ndërtime në proces, me 4+1 dhe 5+1 kate, me leje.
Me sa di unë, në këtë zonë turistike, ligji lejon, maksimumi 3 kat +1 (papafingo). As tradita e zonës nuk njeh ndërtesa mbi 3 kate.
Të shembësh ndërtimet pa leje ndërkohë që, paralelisht, lëshohen leje, në shkelje të ligjit, është hipokrizi e kulluar, për të treguar se, gjoja, po mbron bregdetin, kur, në fakt, atij po i vihet kazma, në bashkëpunim me oligarkët, sepse lejet në kundërshtim të hapur me ligjin nuk merren nga të varfërit, por vetëm nga të pasurit, që kanë lidhje me vendimmarrësit.



Burimi/Facebook


Leave a Reply