Në një qytet të Afganistanit jetonte një vajzë e cila shiste libra. Një ditë vuri re që drejt dyqanit po i vinte i dashuri, por në atë moment kishte pranë të atin. Vajza e pyeti te dashurin: “A erdhët për të marrë librin e shkrimtarit gjerman Jorg Daniel, me titullin “Babai në dyqan”.
– I dashuri i përgjigjet :”Jo. Erdha për të marrë librin e shkrimtarit anglez Thomas Murris: “Si mund të takohemi?”
-Vajza: “Nuk e kemi atë libër, por kemi librin e shkrimtares amerikane Patricia Olferme me titull: “Poshtë pemës së mollës”.
I dashuri: “Shumë bukur. A mund të ma sillni dhe librin e shkrimtarit belg Jean Barner, me titull: “Vi pas 5 minutash”.
Vajza: “Me kënaqësi. Madje, të sugjeroj dhe librin e shkrimtarit francez Michel Daniel, me titull, “Nuk do të të lë kurrë!”
Pasi dëgjoi të gjithë bisedën, babai ngrihet nga vendi dhe e pyet vajzën: “A nuk janë shumë libra, si do t’i lexojë ky të gjithë këta?”
Vajza: “Eshtë djalë i zgjuar ai, i lexon!”
Babai: “Vajza ime e dashur, meqënëse na qenka kështu puna, po i sugjeroj edhe unë librin e shkrimtarit hollandez Van Het Leven: “Unë nuk jam budalla.” “Jepja ta lexoje ai, veçanërisht lexoje dhe ti!”
Burimi/Facebook


Leave a Reply