Policia e Shtetit tashmë ka mjaftueshëm të dhëna, të cilat tregojnë se autori i sulmit me thikë ndaj disa personave në Xhaminë, e cila mban emrin e agjentit të dokumentuar serb Hajredin Hoxha, në Tiranë, ndonëse katolik për nga atësia, është musliman praktikues, pasi është islamizuar nga një hoxhë që në adoleshencën e tij. Autori i ngjarjes kriminale, Rudolf Nikolli ka qenë madje frekuentues i kësaj xhamive dhe i xhamive të tjera në Tiranë. Të gjitha këto i pohojnë shumë njerëz të cilët e njohin atë, si dhe vetë babai i tij. Në bazë të këtyre të dhënave Policia e Shtetit fillimisht e ka gjetur cilësimin juridik të ngjarjes në kapitullin për krimet kundër personit (krimet kundër jetës) në Kodin Penal.
Por më pas ndërhyri Ambasada e Turqisë në Tiranë, e cila kërkoi që ngjarja të cilësohej si akt terrorist. Dhe kuptohet se, nëse bëhet fjalë për akt terrorist, atëherë kemi të bëjmë me akt terrorist katolik kundër muslimanëve. Regjimit islamik të Erdoganit të cilin e përfaqëson në Tiranë ambasadori turk Murat Ahmet Yoruk i intereson që në Shqipëri të pranohet zyrtarisht se ka ndodhur një gjë e tillë, veçanërisht tani në mes të muajit të Ramazanit. Dëshirat e Erdoganit janë urdhër për Edi Ramën. Urdhëri politik i Ramës është ligj për drejtuesit e Policisë së Shtetit në Shqipëri, së pari për Drejtorin e Përgjithshëm Ardi Veliu, të shkolluar në Turqi. Kështu që tani ngjarja po hetohet nga Drejtoria për Parandalimin dhe Hetimin e Akteve Terroriste në Policinë e Shtetit. Vetë drejtuesi i kësaj drejtorie Gledis Nano, i trainuar disa herë në Turqi, njëherësh agjent i paguar i shërbimt të fshehtë turk ka shkuar në vendngjarje.
Tjetërsimi i ngjarjes kriminale, duke e legjenduar siç thuhej në fjalorin e ish-Sigurimit të Shtetit, në akt terrorist katolik përbën në vetvete një krim të shumëfishtë të personave zyrtarë të përzier në këtë çështje.
A do ta pranojë Kisha Katolike e Shqipërisë, Nunciatura Apostolike (Ambasada e Vatikanit) në Tiranë këtë gënjeshtër kriminale, që në vetvete përbën një akt terrorist antikatolik? Faktet janë të qara, publike prandaj duhet të reagojnë Konferenca Ipeshkvnore e Kishës Katolike, Nunciatura Apostolike, madje edhe Ambasada e SHBA, sepse ky vend ka rreth një të katërtën e popullsisë katolike. Duhet të reagojnë intelektualët katolikë si Agron Gjekmarkaj, Mark Marku, Albert Nikolla, Frrok Çupi, Romeo Gurakuqi, Ndue Dedaj, Frano Kulli etj. Ku është ai Dom Gjergj Meta, i cili shkruan në shtyp dhe flet shumë në televizione? Pse hesht?
Ajo që ka ndodhur në xhami është një krim brenda rrethit të muslimanëve praktikues, kështu që nuk ka lidhje me fushën e veprimtarisë së Drejtorisë së Antiterrorit. Tjetërsimi i ngjarjes kriminale në xhami është një operacion i drejtuar nga shefi I stacionit të shërbimit të fshehtë turk në Shqipëri. Nëse duhet thelluar hetimi për ngjarjen, kjo duhet bërë për grupet e misionarëve islamikë të cilët shënjestrojnë të rinj dhe të reja të krishterë për t’ i islamizuar dhe radikalizuar, si dhe për ndërhyrjen e ambasadës turke në këtë çështje. Para disa kohësh u dëbuan disa diplomatë iranianë nga Shqipëria duke përfshirë edhe ambasadorin për shkak të përpjekjeve të tyre për të organizuar akte terroriste. Ata donin të organizonin akte të tilla ndaj opozitarëve iranianë në Shqipëri. Njerëzit e ambasadës turke me status diplomati po sajojnë një akt terrorist katolik antimusliman të paqenë në Shqipëri, në bashkëpunim me zyrtarë të lartë shqiptarë. Ky është akti i vërtetë terrorist që po ndodh.
Burimi/Kastriot Myftaraj/Facebook


Leave a Reply