embelsira_me_sherbet.jpg)
1 gotë qumësht,
1 vezë,
1 gotë vaj
1 lugë maja,
1 filxhanë sheqer,
1 kese pluhur për fryerje dhe
miell
Këto të gjitha i përzien dhe i len,deri të fryhet brumi. Pastaj i ndanë në 3 kuleq.Të tretin e ndanë në dy pjesë dhe e ngjesh me pluhur kakao deri te merr ngjyrën e kaftë. D.m.th . i kemi formuar dy kuleq të mëdhenjë(të bardhë) dhe dy të vegjël(të kaftë).
I tëhollojmë dy kuleqët e bardhë në formë katërkëndëshi,ndërsa dy pjesët me kakao i tëhollojmë vetëm me dorë (në formë të gypit) dhe i vendosim mbi pjesët (kuleqët ) e bardhë.
Këta të fundit i mbështjellim(duke pasur në mes pjesën me ngjyrë kafe) në formë rollade,dhe i prejmë rrathë –rrathë të hollë.E vendosim në tepsin e lyer me vaj,dhe i pjekim në temp.2000C.Pasi të piqen ia kthejmë sherbetin,i cili pregatitet kështu:
Sherbeti
1 l ujë,
3 gota sheqer.
Ju bëftë mirë./mesazhi/
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply