Duke njohur nga afër dhe duke bashkëpunuar për gjatë shumë viteve me Helidonin, Emilian, Gretën, Bardhin, Izmirën, Arbenin, Helgën dhe të gjithë ekipin e PD- së për zgjedhjet e 25 Prillit 2021, jam e bindur se është një kombinim vlerash njerëzore dhe profesionale që do të kontribuojnë për Shkodrën tonë.
Programi i Partisë Demokratike dhe kryetarit Basha, është pikënisja e asaj që shqiptarët presin prej 8 vitesh: Largimin e një kaste që ka uzurpuar çdo gjë dhe që e keqpërdor, për t’i hapur rrugën qeverisjes së vertetë të Shqipërisë në interesin e parë dhe të vetëm të qytetarëve të saj!
25 Prilli 2021, është caku që ndan dy modele, dy qasje krejtësisht të ndryshme me njëra tjetrën në ndërtimin e shtetit, për të sotmen dhe të ardhmen! Zgjedhja është në dorën tonë, në dorën e secilit nga ne dhe si gjithmonë, edhe këtë herë, Shkodra do të lërë gjurmën e saj: Do ti prijë nisjes së një qeverisje të re në sherbim të shkodranëve e shqiptarëve!
Ekipi i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe ekipi ynë i Shkodrës, janë guri i themelit i Fitores dhe ndryshimit të shumë pritur nga të gjithë! Pa dyshim, alternativa më e mirë për 25 Prillin!





Leave a Reply