Propozimi i këshillit kombëtar të shqiptarëve në Mal të Zi për të pranuar simbolet kombëtare shqiptare u miratua nga Qeveria e këtij vendi. Një lajm i mirë nga vendi fqinj që u jep mundësi shqiptarëve të festojnë lirshëm.
Kjo çështje kaq e rëndësishme u diskutua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku e ftuar në studio ishte historiania Eleni Kocaqi.
E pyetur se a është i vonuar një vendim i tillë, Eleni u shpreh se po. Madje sipas saj kjo ka qenë tendencioze pasi janë futur në burg dhe kanë marrë gjoba të gjithë ata që nxirrnin publikisht simbolet kombëtare.
“Pavarësia e Malit të Zi u bë për shkak të shqiptarëve dhe ata duhej që të ishin më mirë me ta. Shqiptarët e Malit të Zi janë të lënë pas dore nga gjithë shqiptarët kudo në bota. Ne kemi pasur regres, pasi nga katër deputetë që duhej të kishim, kemi më pak. Arriti nga katër deputetë në një. Edhe Tirana duhej që të shikonte interesat e shqiptarëve, në votimet duhej që të kishim mbështetur shqiptarët dhe jo ata të Malit të Zi. Nëse do të kishim mbështetjen e shqiptarë, do të kishim më shumë deputetë shqiptarë”, tha Kocaqi.
Burimi/Gazeta – Shqip.com


Leave a Reply