Këtë puntatë në Përputhen u pa një nga episodet më romantike, teksa në takim ishin dyshja e shumëpritur nga publiku Andi-Tea.
Dyshja nuk zhgënjeu aspak teksa këmbyen fjalë të ëmbla me njëri-tjetrin dhe pati shumë emocion mes tyre.
Nuk munguan shtrëngimet e duarve, përqafimet apo edhe një puthje në ballë nga Andi.
Andi i shprehu hapur pëlqimin e madh që kishte për Tean, ndërsa kjo e fundit bëri të njëjtën gjë por se nuk ishte ende e bindur për lidhjen.
——————————————-
Më në fund! Andi i shpreh live pëlqimin, por Tea befason me përgjigjen…(FOTOT)

Tea dhe Andi janë një ndër çiftet më të diskutuara në përputhen dhe takimi i tyre i sotëm ishte i shumëpritur nga publiku.
Në këtë takim Andi pranoi më në fund se ka një pëlqim ndaj Teas.
“Për një tip si mua, është shumë e vështirë ta pranoj këtë gjë dhe sidomos në televizor. Unë të pëlqej shumë ty. U bënë shumë netë që i shoh këto fotot- videot editimet tona”, tha Andi.
Ndërkohë Tea i tha se dhe ajo e pëlqen, por se ka disa pasiguri rreth tij: Shiko edhe unë të pëlqej , por nuk e di pse nuk kam ende besim.



Burimi/gazeta-shqip.com/


Leave a Reply