Është mbyllur protesta e pestë për vrasjen e Klodjan Rashës nga policia. I nisur si një tubim i qetë, por që më pas përfundoi me hedhjen e gazit lotsjellës nga policia.
Fillimisht protestuesit u mblodhën tek sheshi “Skënderbej”. Më pas marshuan drejt Kryeministrisë. Qytetarët i janë drejtuar Policisë së Tiranës për të mbyllur protestën, por aty nisën përplasjet. Disa sende të hedhura drejt uniformave blu, bëri që këta të fundit të përgjigjeshin me ujë dhe gaz lotsjellës.
Më pas policia ndoqi protestuesit dhe hodhi gaz edhe në ish-Bllok. Edhe tek sheshi “Skënderbej” ku u mblodhën disa të rinj, sërish u hodh gaz lotsjellës, pavarësisht se nuk kishte incidente.
Burimi/Mapo.al


Leave a Reply