Nga Eglent Bici
Gjatë këtyre ditëve pas një ngjarje tragjike shumë pranë shtëpisë time kam lexuar dhe dëgjuar komente të tilla që më shqetësojnë shumë.
1) Unë jam nga Bicaj, Gramsh me origjinë të largët nga Bicajt e Kukësit pra edhe unë jam Malok.
2) Unë kam lindur dhe jam rritur në afër 1000 m mbi nivelin e detit, pra unë jam Malok.
3) Unë kam qejf të kacavirrem dhe të ha fruta në pemë, pra unë jam Malok.
4) Unë e kam këmbën si lopatë ngaqë kam luajtur futboll zbathur në rrugë dhe mbi gurë, pra unë jam Malok.
5) Kam qejf të eci në mal dhe jam ok kur këpucët I kam pis me baltë, pra unë jam Malok.
6) Unë kam një theks që ndonjëherë nuk e kuptoj as veten, pra unë jam Malok.
7) Unë përdor terma si: laluc, lab, Malok, çeçen, katnar tirone etj… pra edhe unë jam Malok.
8) Unë edhe tani I kam qejf çorapet e leshit dhe më merr malli për trahana dhe pastërma, pra unë jam Malok.
9) Më ka marrë malli për borë dhe akull pra unë jam Malok.
10) Unë I kam hipur gomarit, kalit, mushkës madje edhe një cjapi kur isha I vogël, pra unë jam Malok. Etj….etj…etj….
UNË përfundimisht jam MALOK!
Ne jemi një komb shumë I vogël ku nga Mitrovica në Konispol mund të shkosh për 5 orë.
Po ti a je Malok?
E kush nuk është Malok?
Çfarë të bën ty të jesh I tillë?
Burimi/Facebook


Leave a Reply