Frederik Ruço
Të Nderuar Zonja, Zonjush e Zotërinj; të Mërkurë me Dt/04/11/2020/ ora 11 tek Hotel Tirana me ftesë të Akademis Rrënjët Tona Tiranë u mblodh një Tryezë me Temën “Kufijt e Detit më parë në Tryezat shqiptare, dhe jo në Hagë” nga ky takim do dilet me një Rezolutë për t’i ja përcjellur Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Të ftuarit kryesor ishin: Admiral Vladimir Beja, dhe ish ushtaraku Pr. Osman Metalla. Të ftuar të tjerë; deputet Shoqata Çamëria dhe intelektual. Dy të ftuarit e posçëm, na bënë një rezume shumë të saktë dhe të rëndësishme. Të gjithë të tjerët si gjithmon të gatshëm për “sakrifica”, siç bëjnë gjithmonë për t’u dukur në të tilla raste.
Fjala ime ishte kjo:
Ju pëshëndes të gjithve koleg të Nderuar; Çfar u fol, ishin shumë efikase për problemin në fjalë.
Kjo tryezë e injektuar nga Akademia Rrënjët Tona, ka dmth e vet për mirë. Por për të tilla raste të një rëndësije me përmasa kombëtare, duhet të jetë e gjerë me intelektualë atdhetarë që ka me shumicë në Shqipërinë Londineze, Diasporës, dhe trojeve etnike
Ne zakonisht, në tavolina Të tilla merremi me analizën e pasojave dhe nga kush kanë ardhur. Megjithatë, është mirë kur vihet në dukje sepse tregon rrealitetin e ndodhur, dhe për Këtë Jemi të gjithë dakort, për t’i evidentuar e për t’i eleminuar kur të jepet mundësia, ose ma mirë me than: kur të bëhët shteti me shqiptarë jo me shqipfolsa.
Po për shkakun që kush e krijon pasojën a duhet të merremi!? Këtu qëndron thembra akilit e nëse nuk merremi me të, pa e kuptuar i shërbejmë të keqes.
Ne nuk merremi me shkakun por me pasojat, që do të thotë; nuk bëjmë atë që duhet. Problemet që nxjerrin shkaqet, zgjidhen duke i luftuar ato që në rrënjë, sa s’ka bërë zullum e zarar.
Kur merresh me pasojat, s’kemi bërë asgjë nga që duhet të përqëndrohemi te shkaku që ka sjell pasojat.
Të nderuar koleg Shqipëria është e mbushur me plagë për momentin të pariparueshme, dhe plaga kryesore është korrupsioni që ka zënë çdo skut të institucioneve të Shtetit e për Këtë është fajtore politika.
1. Që kur është krijuar shteti i parë shqiptar, politika jo Kombëtare së bashku me konspiracionet, ka futur hundët në proçeset për të penguar zhvillimin kombëtar.
2. Shqiptarët kanë mbetur të vetmit që ende kërkojnë përputhjen e njësis etnike me atë politike, dhe për Këtë këkesë krejt normale qortohen nga Europa. Pse, ku e ka hallin Ajo me shqiptarët a po kërkon ende Serbinë t’a yshi si gjithmonë me grabitje territoresh shqiptare. Europa duhet të dëgjojë e t’i hapi veshët mirë, Kancelares gjermane Merkel kur thotë: “shqiptarëve u kemi borxhe, Ne do punojmë për t;i bashkuar”.
3. Luftrat Ballkanike që janë bërë, gjithmonë sebeb ka qenë Serbia, dhe janë bërë për të ushqyer pangopsin e shovinizmave bizantin të shteteve të Ballkanit. Të cilat, penguan parimin e shtetformimit të Shqiptarëve në një shtet të vetin Ligjor demokratik dhe të pavarur nga konspiracionet. Lidhja e Prizrenit, për shqiptarët qe Trau i shtëpisë që do ndërtohej shteti shqiptar, kush e sabotoi? Nga ana tjeter; Europa krijojë një shtet, me emrin FYROM që në fakt ende nuk ekziston në të vërtet të plotësojë parimet e shtetformimit.
4. Politikanët neokomunist e këtyre 30 vjetëve të fundit, është Ajo që e ka lënë ende hapur kapakun të këqijave. Po t’i marrim një nga një të gjitha qeverisjet të 108 vjetëve sëbashku, kanë shkakun brenda. Pra, është shkaku, ai që do luftuar që pa u krijuar. Kush e krijoi shkakun? Politika; çfar qëndrimi duhet të mbajmë kundruall saj????
5. kufiri me detin është një nga plagët e shumta, dhe një nga shkaqet që i Janë krijuar pandërprerje Shqipërisë, sebep; prap shkaku politika. Pra, ngado që t’a rrotullosh situatën (muhabetin), strumbullari i pasojave është “elita politike” 108 vjeçare. Pra, plagët më të mëdha dhe kryesore që Shqipëria dhe qytetarët shqiptar historikisht i kanë marrë prej saj.
6. Cila është zgjidhja? Vetëm duke e zëvendësuar e pastruar me rrënjë neokomunizmin, bijën e baballarëve të komunizmit fallco. Dje komunizmi fallco krijoi shtetin diktatorial, ku korrupsioni ishte lokalizuar vetëm në kupolën e PKSH e në vazhdimësi PPSH deri në vitin 90’. Dhe u rrit pas viteve 90’ me trion kryesore; PS, PD, LSI pa futur partiçkat që i nxorën nga sqetullat dy partitë kryesore. Janë këto politikanë që hallet e shumta i kanë krijuar para e pas viteve 90’ qytetarëve shqiptarë, kudo ku jetojnë në Ballkan e në botë.
7. Çdo problem social-politik-ekonomik-kulturor duhet zgjidhur demokratikisht, dhe ajo zgjidhet nga populli, kur në KUVEND (Parlament) shkon i merituari. Politika e pas viteve 90’ ka prodhuar vetëm ngatërresa duke keq qeverisur Shqipërin, me pseodeputetët kukulla.
7. Pa pastruar politikën që po flasim, shqiptarët kudo ku jetojnë në botë e në trojet e tyre, nuk do shohin hajër. E nëse pastrohet politika, më pas të gjitha rregullohen. Partit; dhe të zgjedhurit prej tyre, Janë prodhues të korrupsionit.
Tiranë /08/11/2020/ St. Ing. Frederik Ruço
Burimi/Facebook


Leave a Reply