Kreshnik Osmani
Portalet dhe faqet e medha të Facebook që investohen nga ata që ju i njihni mirë, po krijojnë konfuzion dhe mjegull ndër shqiptarët për llogari të kastës së vjetër dhe ata kanë një mision shumë të rëndësishëm deri në 24 Prill. Hutimi i shqiptarëve duhet bërë me cdo cmim dhe kjo i shërben ruajtjes së “status quo-së”. Mjegulla që po investohet më shumë në qarkullim është:
“Ata janë të gjithë njëlloj” –dhe ky është një mashtrim i madh.
Po të ishin të gjithë njerëzit të fëlliqur kjo botë nuk rrinte më në këmbë. Të mirët kanë vetëm një problem të madh të cilin duhet ta tejkalojnë. Duhet të jenë minimalisht po aq të motivuar sa fëlliqësirat që e popullojnë tokën, për ta mbrojtur këtë të fundit.
Loja tashmë ka ndryshuar thelbësisht. Shumë miq të kësaj faqeje kanë nisur të komentojnë nëpër këto faqe duke e paraqitur Partia Shqiptare “Atdheu” si aleternative. Këtyre miqve të cilët nuk i kam parë ndonjëherë në jetën time, i detyrohem falenderime të shumëfishta sepse mbështetja e të njohurve është angazhim moral, ndërsa mbështetja e të panjohurve është kimi shpirtërore e krijuar në distancë dhe ky është një lajm i mirë që tregon se investimi ynë prej kaq vitesh në rrjetet sociale po jep efekt.
Ky është momenti që e ndan vazhdimsinë e një projekti nga vdekja e tij. Dalja dhe transferimi prej pikës së vdekjes në kuotën 1. Këtë e vendosni ju të dashurit e mi të panjohur sepse të njohurit janë duke pritur cfarë do të bëni ju. Nëse ju do të na braktisni do të na braaktisin edhe ata. Nëse ju na qëndroni pranë, ata do të thonë ishim edhe ne aty, por ashtu ishte një punë.
Kjo është lojë e vështirë, por mund t’ia dalim. Pas pak hapet loja. Deri tani na kanë injoruar dhe tani nisin furtunat dhe sulmet. Nuk po na sulmojnë sepse kanë frikë se na bëjnë publicitet, por furtuna do të vijë dhe anija duhet të ketë gati cimat për këtë.
Përfundimisht, merresh me politikë apo nuk merresh, po të dhuroj një këshillë falas nga eksperienca ime modeste.
Kurrë mos e nënvlerësoni një të panjohur. Ai mund t’iu dhurojë mbështetje, mirësi e dashuri më shumë nga c’mund ta bëjnë 1000 prej atyre që ti mendoje se të donin shumë!
Njeriu është krijesa më e bukur dhe më e rrezikshme në botë, këtë mos e harro kurrë!
Fundjave te kendshme!


Leave a Reply