Si pasojë e zhvillimeve të mëdha teknologjike, përhapja e informacionit tashmë bëhet e mundur në kohë reale. Shoqëria nuk vuan më nga mungesa e informacionit, përkundrazi, opinion publik “bombardohet” vazhdimisht nga një mori të dhënash, përmes kanaleve të ndryshme të informimit.
Masmedia, duke filluar nga ajo tradicionale; televizioni, radio dhe gazetat, por edhe portalet, si një realitet i ri, janë ato që lehtësojnë qytetarët në përzgjedhjen dhe analizimin e informacionit që shpërndahet masivisht.
Televizioni vazhdon të mbetet një burim i besueshëm dhe i padiskutueshëm informacionit, bashkë me gazetat dhe radiot.
Por media tradicionale, shpesh, nuk e ofron luksin e informimit me ngjarjet e minutës së fundit, edhe pse çdo ditë e më shumë në treg po operojnë televizione informative, me fokus “lajmin e fundit”.
Për shkak të lehtësisë që ofrohet dhe shpejtësisë, qytetarët po fokusohen gjithnjë dhe më shumë tek portalet online.
Mjafton një celular smart dhe lidhje me internetin dhe mund të informohesh nga çdo cep i globit në kohë reale, pa patur nevojë të ulesh para një televizori.
Vetë televizionet i kanë drejtuar teleshikuesit drejt portaleve të tyre online, ku jepen lajmet e fundit, për t’u informuar në mënyrë më të zgjeruar në edicionet informative.
Për të parë se cili është burimi kryesor dhe më i besueshëm i informacionit për shqiptarët, Gazeta SHQIP ka organizuar një sondazh online.
Ju mund të jepni mendimin tuaj duke votuar përmes linkut të mëposhtëm:
Nga informoheni më shpesh dhe kush është më i besuari?
Televizioni
Radio
Portali
Burimi/Gazeta Shqip


Leave a Reply