Admirali anglez Cecil Burey i cili, per te ndaluar hovin e Dede Gjon Lulit dhe malsoreve qe mbronin me cdo cmim trojet e veta, i kishte thene Dedes: Kot luftoni me se Hoti e Gruda mbaruan, pasi Europa ja ka dhene Malit te Zi ! E kreshniku Dede pa ju dridhe qerpiku i ishte pergjigjur rrufeshem: “Ti zotni ke tager me shite kopshtin tand, se ate t’ emin as nuk e shes, as nuk e fali” Admirali duke pare vehten ngusht kishte kercenuar malsoret se ne mos ndejshin rahat, fuqite e medha kane me i zbatue me force vendimet e veta. Pas ketyre fjaleve te admiralit kishte ra nje heshtje, qe e theu vet Dede Gjon Luli me fjalet – kushtrim: A ka tager e force Europa me me ndalue qe me derdh gjakun tem ?.
Krali i Malit te Zi nje dite do t’ i thoshte Dede Gjon Lulit se malsoret e tu jane vetem nje grusht eshtnash perpara taborreve te Turqise. Pranoni ndihmen tone qe te shpetoni. Deda do t’ ja priste: O Kral shqiptari nuk ka pare tek vehtja kurr eshtnat, por zemren! Kral Nikolla ne Vrelle te Podgorices kur u takua balleperballe me Dede Gjon Lulin do t’ i thoshte: “O Dede Gjon Luli gryka e pushkes sate eshte e ngushte dhe vetem duke pase ne krah Malin e Zi ty te behet gryka e pushkes top”. Por Dede Gjon Luli do t’ i pergjigjej aty per aty: “Me te vertete o kral gryka e pushkes teme eshte e ngushte, por duke u ndodhur midis maleve shqiptare ato ma bajne gryken e ngushte te pushkes sime me te gjere e me te fuqishme se gryken e topave te ushtrise sate”. Ndersa kur nje gazetar i huej e pyeti Dede Gjon Lulin, si eshte e mundur qe nje grusht luftetaresh si ju te ndeshen me Porten e Larte? Dede Gjon Luli do t’ i pergjigjej rrufeshem me fjalet: “Shqiptari eshte ah e nuk eshte shelg qe te perkulet”. Nje dite shoket e cetes me te cilet ishin nisur ne nje beteje i thane: “O baca Dede kemi nevoja te tjera me te medha se flamurin sot ne lufte”, baca Dede pasi u kishte drejtuar shikimin te gjitheve u ishte pergjigj: Jo bre burra, ne krye duhet flamuri se ai i ka te tana brenda: Besen, trimnin, zakonet, bashkimin, luften dhe fitoren. Ai ka gjakun e te pareve tane qe e skuqen e na prine. Por me pak fjale e mrekullisht e ka “permbledhur” portretin atdhetar te Dede Gjon Lulit, publicisti dhe vullnetari italian Euxhenio Vaina, me dt 7 gusht 1911 ( nga Tivari ) kur e “quan” Dede Gjon Lulin: “Kalores te pa njolle dhe pa frike”.
Nga: Ndue Bacaj, publicist – studiues


Leave a Reply