Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Shkodrës ku një 45-vjeçar është qëlluar për vdekje. Sipas të dhënave të para mësohet se shtetasi me inicialet K. Kraja është qëlluar me armë zjarri të tipit automatik, në periferi të qytetit verior, në vendin e quajtur “Stom Golem”. Ende nuk ka asnjë të dhënë lidhur me shkaqet që kanë çuar në vrasjen e 45- vjeçarit, ndërkohë që policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj.
Short URL: http://www.gazetarepublika.al/?p=45050
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply