Komisioneri i për Zgjerimin në BE, Stefan Fyle është shprehur kundër idesë së mazhorancës për miratimin e tre ligjeve nëpërmjet referendumit. Ai thotë se për këtë nuk ka konsensus midis institucioneve, çka do të thotë nuk ka përfshirjen e duhur. Ai theksoi se duhet të arrihet në një konsensus midis opozitës dhe mazhorancës për miratimin e tre ligjeve, që tashmë janë bërë objekt mosmarrëveshjesh për një kohë të gjatë.
“Mora shënim vendimin e mazhorancës qeverisëse për të mbajtur një referendum për miratimin e dy ligjeve dhe rregullores së parlamentit që kërkohen për dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. Unë e kam theksuar në mënyrë të përsëritur se ligjet, dhe në veçanti rregullorja e parlamentit, duhet të aprovohen me konsensus mes opozitës dhe qeverisë dhe për këtë arsye është e vështirë të kuptohet ky vendim që është në kundërshtim me frymën e përfshirjes”,-nënvizon komisioneri Fyle.
Komisioneri Fyle thotë se me nismën për referendum nuk plotësohen kushtet e nevojshme për integrimin e vendit. Ai thekson nevojën për konsensus ndërpartiak në mënyrë që vendi ynë të ketë një shans për marrjes e statusit të vendit kandidat në BE.
“Të zgjedhësh referendumin në këtë rast nuk është mënyra se si ndërtohet konsensusi ndërpartiak. Kjo nuk mund të jetë një mënyrë për të anashkaluar mungesën e bashkëpunimit mes qeverisë dhe opozitës për agjendën evropiane. Kjo nuk është mënyra për të plotësuar kushtet e nevojshme. Unë e kam theksuar në raste të ndryshme që procesi i reformave të lidhura me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian duhet të jetë i qëndrueshëm, i vetëmotivueshëm dhe i udhëhequr nga konsensusi. Vetëm një dialog politik konstruktiv mund t’i çoj¸ përpara reformat e nevojshme”,- tha ai.
www.ama-news.al
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply