Sot në mesditë, në rrjet filloi të qarkullojë një foto mbi një listë pagesë në Ujësjellësin e Tiranës, ku shfaqeshin emra, midis tyre moderatorja e emisionit “Ftesë në 5”, bashkëjetuesja e Alban Dudushit dhe Mira Kazhani drejtuesja dhe publikuesja e portalit Tirana Post.
Në fakt dalja e këtyre fotove, listpagesa e institucionit qarkullonte, por ende nuk kishte një verifikim. Ishte Gent Sejko, njeriu i memeve që bëri publikimin e tyre dhe gjithçka shpërtheu, akuzat në rrjet, sharjet, fyerjet dhe gjithçka tjetër.
CNA.al shkoi më tej, ne bëmë një verifikim në lidhje me rastet sa të vërteta ishin këto listpagesa.
Bieta Sulo është paguar nga Ujësjellësi i Tiranës, kjo konfirmohet nga disa burime, nga vetë drejtuesit e institucionit por edhe nga drejtoria e Tatimeve, por ajo nuk është aktualisht punonjëse e Ujësjellësit, por kjo listpagesë i përket një kohe të shkuar, pra para dy vitesh.
Bieta nuk është e vetmja gazetare që paguhet nga institucionet shetërore siç është Ujësjellësi i Tiranës në varësi të Bashkisë, bashkëshorti i saj, prej disa vitesh paguhet nga Edi Rama me ardhjen e tij në pushtet dhe është pjesë e një agjensie shtetërore pjesë e bordit të tij.
Më tej, bëmë verifikimin e Mira Kazhanit e cila aktualisht është këshilltare e drejtorit, Redi Molla, i cili është administratori i Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a.
Mira Kazhani u kontaktua nga CNA.al,ajo nuk e mohoi që punonte në institucion, por theksoi se bënte detyrën e saj si këshilltare në lidhje me marrëdhëniet me publikun. Nga ana tjetër ligji nuk e pengon atë që të jetë e dypunësuar, por e vetmja problematikë duket se është çështja morale sesa i besueshëm do të jetë tani Tirana Post-i i Mira Kazhanit kur ajo është punonjëse e Erion Veliajt, kryebashkiakut të Tiranës.
Mira Kazhani është një gazetare me profil të majtë dhe portali i saj kurrë nuk shkruan ndaj qeverisë, pra të bëjë investigime, zbardhje, skandale apo ndaj bashkisë së Tiranës. Tashmë publikisht është edhe një punonjëse e Ujësjellës Kanalizimeve, kjo jo vetëm e konfirmuar prej saj, por e pranuar edhe prej drejtuesve dhe e verifikuar te Drejtoria e Tatimeve nëpërmjet listpagesave.
Pra, këto janë dy rastet, apo dhe rasti i mësipërm i Dudushit, por ka edhe të tjera si këto, ka edhe gjatë qeverisë së Berishës edhe gjatë qeverisë së Ramës. Shpesh gazetarët e palëve kur PD vjen në pushtet i punëson, pastaj vjen PS i heq ata të PD e merr të tyret, dhe kryesisht punonjë në administratë shtetërore, një pjesë në borde, një pjesë këshilltarë mediatikë, dikush i fshehur, dikush në publik.
Por, rasti i Ujësjellësit të Tiranës nuk është i pari, kujtojmë këtu që gjatë kohës që qeverisja e Bashkisë Tiranë bëhej nga Lulzim Basha, Saihit Dollapi në atë kohë Drejtor i Ujësjellësit të Tiranës, dhe në kohën kur drejtonte OSHE, një nga këshilltaret e tij ka pasur edhe Elona Meçon, sot Drejtore e Marrëdhënieve me publikun në PD, por në atë kohë gazetare e Top Channel.
Pra nuk ka një skandal që të bëjë zhurmë në Shqipëri apo të krijojë një habit të madhe më shumë sesa fakti moral se sa të besueshëm janë këta gazetarë kur pozicioni i tyre është politik. Elona sot punon pranë Lulzim Bashës, Mira Kazhani është me një profil të majtë dhe e pranon të jetë pjesë e ekipit te Erion Veliajt apo Bieta Sulo që së bashku me bashkëshortin e saj janë në një pozicion të qartë politik majtas me profil pro qeveritar.
Dudushi prej shumë vitesh paguhet nga qeveria Rama, gjithashtu bashkëjetuesja e tij Bieta është paguar nga Erion Veliaj.
Kjo është një kastë gazetarësh që përdorin benefitet e pushtetit të momentit për të rritur të ardhurat duke shfrytëzuar institucionet që menaxhohen prej partive që ata mbështesin.
Këto nuk janë të vetmet raste, ka me dhjetëra raste të tjera dhe masa duket listpagesat e Ujësjellësit të Tiranes nuk janë asgjë më shumë dhe as më pak sesa pagesat që u bëhen gazetarëve nga partite politike.
Por, nuk është ky rasti për skandal, rasti për skandal janë koncesionet e qeverisë, 200 milionë euro me inceneratorët dhe më pas në Top Channe një drejtor si Ben Blushi, aksioneria Vjollca Hoxha që bëhet oratke me pronarët e inceneratorëve, me kompanitë e ndërtuara jashtë shtetit e të tjera si këto. Kur këta janë ortakë në biznese me dhjetra milionë euro, lekët që paguhen gazetarët duken si kusure apo bakshish për kamarieret.
Ajo është skema korruptive, jo rroga që marrin publikisht gazetarët në ndonjë institucion publik. Dardha e ka bishtin mbrapa! Skandal nuk është as rroga e Bietës, as e Mirës, as e Elonës, as e Alban Dudushit. Skandal është blerja e Lori Caffe, paratë e koncesioneve me miliona euro që paguhen nga taksat e shqiptarëve dhe e vërteta që nuk tregohet në Top Channel, por goja e mbyllur e Vjollcës dhe imoraliteti publik tek Alban Dudushi është fakti pse e mbyll gojën për koncesionet e korrupsionin, jo sepse paguhen nga Edi Rama. Mund të zgjidhnin të ishin më dinjitozë. Edhe ata që spaguhen nga Rama në fakt dhe që e shajnë publikisht heshtin sot për rastet flagrante të korrupsionit dhe oligarkëtr që i paguajnë. Me emra janë edhe Andi Bushati, edhe Fatos Lubonja.
Të gjithë së bashku, heshtin për të vërtetat e mëdha korruptive në Shqipëri, se marrin 200 apo 500 mijë lek rrogë disa nga partiam disa nga oligarkët që u shërbejnë, ./CNA.al
Leave a Reply