Një lajm i mirë ky për të gjithë femrat të cilat janë të lodhura nga të qëndruarit majë takave, tani keni shansin të vishni vetëm këpucë të sheshta sepse janë vërtet in fashion. Burime nga industria e modës thonë se stilistët janë duke zëvendësuar këpucët me taka me ato të sheshta. Ky trend ka erdhur si influencë e rrugës dhe kryesisht nga Londra. Në shoën e tij të modës në Milano dizanjeri Roberto Cavalli është shprehur se femrat tani po veshin më shumë këpucë sportive dhe taka të ulëta. Modeli i këpucëve sneakers janë gjithashtu shumë në modë. ‘Kjo i`u jep një mundësi femra që të jenë të afta të vrapojnë dhe nuk besoj se do të kthehen në takat e larta’, ka thënë Rebecca Farrar-Hockley, drejtori i krijimit të koleksionit për Kurt Geiger. Kate Ormrod, analiste e modes është shprehur se ky trend i ri mund të jetë ndikuar edhe nga pallati mbretëror, pasi platformat e ulëta dhe të sheshtat janë në modë për shkak edhe të interesit të lartë shqetësues për modën nga dukesha e Kembrixhit. Madje edhe Victoria Secret e cila ka qënë fanse e çmendur e takave të larta është parë në Londër duke veshur këpucë të sheshta. Ky stil është adaptuar shumë mirë edhe nga figura të tjera të njohura si modelja Agyness Deyn dhe aktorja Kristen Stewart.
Metropol
Per”Alba – Dansk” SHkodrani


Leave a Reply