![]()
Me dru, gaz me pelet, por edhe me bioetanol: janë të shumta llojet e oxhaqeve në treg.
Duke u kthyer pas në kohë, imazhi që kemi për oxhaku është një vatër nostalgjike që ka nevojë për tubin e tymit, impenjim për ta pastruar dhe furnizuar me dru. Por tani oxhaku është shndërruar në luks për të gjithë, edhe për ata që jetojnë në hapësira të kufizuara dhe pa hapje në mur për daljen e tymit.
Ja disa lloje oxhaku modern:
Me dru, gaz me pelet, por edhe me bioetanol ( material i djegshëm ekologjik): janë të shumta llojet e oxhaqeve në treg. Kush nuk mund t’i lejojë vetes një oxhak me dru, mund të zgjedhë midis modeleve të reja me pelet ( me tub tymi 8 cm diametër, me një djegie më të kontrolluar dhe efikase dhe nuk nevojitet pastrimi i përditshëm si me oxhakun me dru), apo modelet e reja me gaz metan: elemente të vërteta arredimi, të bukur për t’u parë, që nuk kanë nevojë për mirëmbajtje dhe mund të programohen.
Në fund, oxhaqet bio, nuk kërkojnë instalim të tubit të tymit dhe ushqehen me bioetanol, një produkt me djegie ekologjike, që vjen nga fermentimi dhe distilimi i substancave bimore, pa erë, pa helme dhe nuk krijon tym, mbeturina apo pluhura. Ngrohin më pak se sa modelet e tjera, por integrohen në mënyrë të përkryer me arredimin.
Oxhaqet ngrohin ambientin në të cilin ndodhen, por edhe dhomat e tjera, falë sistemesh kanalizimi apo ventilimi. Mund të aktivizohen apo programohen që të prodhojnë ujë të ngrohtë.
living.al
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply