Ministri i Jashtëm i Esotnisë, Urmas Reinsalu, në intervistën dhënë për “Shekullin”, thekson se Bashkimi Europain nuk ka dhënë një vendim negativ për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Z. Reinslau vë në dukje se Shqipëria duhet të përmbushë reformat e kërkuara nga ana e Bashkimit Europian
Erjon Dervishi
Bashkimi Europian aktualisht është duke marrë në konsideratë propozimin francez për zgjerimin. Franca është vendi që ka marrë iniciativën për të bërë një riintegrim të Bashkimit Europian. Por në këtë proces Franca duhet të këtë një bashkëpunim më të gjitha vendet e Bashkimit Europian. Kjo për faktin se vendet e Europës Lindore dhe Qendore të cilat të ndodhur përballë presionit Rus kërkon një zgjerim të mëtejshëm të Bashkimit Europian. Estoania është një nga këto vende e cila ka një strategji të qartë për zgjerimin e Bashkimit Europian. Ministri i Jashtëm i Estonisë, Z. Reinslau, në intervistën për “Shekullin”, vë në dukje se procesi i integrimit nuk është i thjeshtë, pasi kërkon kohë më shumë se sa duhet. Shembull për këtë është vetë Estonia
Z. Ministër, si e komentoni situatën politike në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut?
Estonia mbetet një mbështetëse e fortë për politikat e zgjerimit të Bashkimit Europian, bazuar në vlerat themelore por edhe në principet, kushtet dhe meritat e secilit vend. Të dyja, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë një progres të dukshëm për sa i përket reformave vitet e fundit. Ashtu siç është theksuar edhe në konkluzionet e Komisionit Europian, si Shqipëria edhe Maqedonia e Veriut kanë përmbushur kriteret e nevojshme për të filluar negociatat me Bashkimin Europian dhe kjo është arsyeja se pse Estonia vazhdon të mbështesë hapjen e negociatave me të dyja vendet. Pozicioni ynë është shprehur edhe në letrën e përbashkët bashkë me 15 shtetet anëtare e cila u publikua më 19 Nëntor.
Vendimi i fundit i Këshillit Europian ishte negative për Shqipërinë. Cilat ishin incentivat kryesore për këtë vendim?
Është fat i keq që konsensusi nuk u arrit për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, tetorin e kaluar. Megjithatë, është gabim ta quajmë atë një vendim negativ, procesi thjesht është shtyrë. Bashkimi Europian mbetet i përkushtuar për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor dhe nuk i ka mbyllur dyert për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Unë shpresoj se konsensusi do të arrihet shpejt. Për të ilustruar angazhimin e Bashkimit Europian me rajonin, Zagrebi do të presë Samitin e BE-Ballkani Perëndimor Majin e ardhshëm. Ne duam të shikojmë zhvillime të cilat do të jenë favorizuese për të dyja, Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian. Në çdo rrethanë, është e rëndësishëm që Shqipëria të vazhdojë me reformat e nevojshme në mënyrë që të tregojë rezultate të qëndrueshme dhe të konfirmohet në vazhdim rrugëtimi i Shqipërisë për të filluar negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian. Unë mund të ju siguroj nga eksperienca e Estonisë, se rruga për në Bashkimin Europian nuk është e thjeshtë dhe kërkon kohë, më shumë se sa duhet, por destinacioni e bën udhëtimin e vlefshëm.
Një nga çështjet kryesore është kriza politike në Shqipëri. Kriza është duke vazhduar. Cili është mendimi juaj për këtë situatë?
Duke qenë edhe vetë politikan, unë e di shumë mirë se mosmarrëveshjet e papritura dhe pasojat, kthesat dhe përplasjet, nuk janë të panjohur në këtë fushë. Gjëja më e rëndësishëm është se Shqipëria duhet të vazhdojë me reformat, pavarësisht këtyre kthesave dhe spiraleve.
Burimi/shekulli.com.al/


Leave a Reply