Kryetari i PEK-ut, Milaim Zeka beson se do të këtë përsëri zgjedhje në Kosovë.
Zeka, i cili në zgjedhjet e 6 tetorit nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme për deputet, është shprehur skeptik se mund të formohet qeveria e re.
“Të gjitha kurthat e vendosura nga nentoka e mbitoka kosovare ndaj atyre që i fituan zgjedhjet, si duket do të na dërgojnë përseri në zgjedhje të reja”, u shpreh Zeka.
Duke iu referuar burimeve që pretendon se i ka në LDK, ish-gazetari Zeka pohon se në partinë e Isa Mustafës, nuk ka pajtueshmeri për formimin e qeverisë së re me VV-në e Albin Kurtit, duke krijuar mundësi për zgjedhje të reja.
“Burime tepër të sigurta brenda Kryesisë të LDK se bëjnë të ditur se blloku kundër VV se tani është shume me i fuqishëm se sa ai për. Shtoja kësaj heshtjen e Presidentit Thaçi’, tha ai Zeka.
Ky është postimi i plotë i tij.
Milaim Zeka
Po vjen era prap zgjedhje
Te gjitha kurthat e vendosura nga nentoka e mbitoka kosovare ndaj atyre qe i fituan zgjedhjet, si duket do te na dergojne perseri ne zgjedhje te reja.
Burime teper te sigurta brenda Kryesise te LDK se bejne te ditur se blloku kunder VV se tani eshte shume me i fuqishem se sa ai per.
Shtoja kesaje heshtjen e Presidentit Thaçi…
Burimi/zeri.info/


Leave a Reply