![]()
Nuk është e mundur të mësojmë pëllumbin të kthehet në një vendndodhje të ndryshme nga shtëpia e tij…
Pëllumbat shtëpiakë në më të shumtën e rasteve janë me origjinë nga Lindja e Mesme, e dhënë kjo, nga një studim mbi biodiversitetin e këtyre fluturuesve, i bërë nga Universiteti i Utah në Salt Lake City-USA dhe i publikuar në Scienze.
Pëllumbi shtëpiak, me më shumë se 350 llojet e tij, është një shembull i shkëlqyer i biodiversitetit dhe ka tërhequr menjëherë vëmendjen e Charles Darwin. Aktualisht shkencëtarët, të udhëhequr nga Michael Shapiro kanë renditur gjenomën e pëllumbit të shkëmbit, “Columbia Livia”, një ndër llojet më të zakonshme të pranishme në botë dhe të 36 llojeve shtëpiake e 2 të egrave.
Informacionet e nxjerra nga gjenomat e tyre, japin prova sipas të cilave pjesa më e madhe e llojeve të pëllumbave janë me origjinë nga Lindja e Mesme. Në veçanti, shkencëtarët kanë identifikuar një gjen me emrin Eph82, që kontrollon nivelin molekular të kreshtës, që rriten vetëm në pjesën e sipërme të kokës tek pëllumbat e jo gjatë qafës si në pjesën më të madhe të shpendëve e tjera.
Në bazë të analizës së tyre, kërkuesit sugjerojnë që ky aspekt është zhvilluar vetëm në një specie të vetme dhe pastaj është përhapur në speciet e tjera gjatë shekujve.
Pëllumbat shtegtarë, racë shtëpiake e pëllumbit të egër Columbia Livia, kanë qenë për shumë kohë mjeti më i shpejtë i komunikimit të mundshëm, falë aftësisë së tyre të jashtëzakonshme për të gjetur rrugën për t’u kthyer në shtëpinë e pëllumbave. Komunikimi nëpërmjet pëllumbit mund të funksionojë vetëm në një sens: Transportohet pëllumbi në një vend dhe kur lirohet, kthehet në shtëpinë e tij. Nuk është e mundur të mësojmë pëllumbin të kthehet në një vendndodhje të ndryshme nga shtëpia e tij.
Përdorimi i pëllumbave shtegtarë vjen nga Egjipti i Lashtë dhe Persia, 3000 vjet më parë dhe mbeti një mjet efikas i komunikimit, deri me lindjen e telegrafit, telefonit dhe radios në shek XIX.
Por rëndësia e pëllumbave shtegtarë në fushën ushtarake u përhap edhe në shek XX, në të dyja luftërat botërore, u përdorën pëllumbat për të dërguar mesazhe strategjike, të shkruara në letër apo mikrofilma të futur në tuba të vegjël që lidheshin tek këmba e pëllumbit.
Living.al
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply