GJORGJI ZAGORA
Botuar në revistën “YLLI” 1972.
Ne u njohem ne vitin 1936 ne Shkoder dhe u beme shoke te ngushte. Qemali ishte student ne gjimnaz dhe une, punetor robaqepes. Shqiperin tone e benin me te ngushte, me te forte ndjenjat tona, mendimet dhe idete. Me vone ai u largua nga Shkodra dhe nuk e pame me per nje kohe te gjate.
Me 1939 u takum perseri, por ne rrethana te tjera. U takuam ne burge, me sakte ne hetusi. Zogu me gjandaret e tij kishin bere arestime ne Tirane, Shkoder, Korçe, Elbasan, Gjirokaster e gjekte. Takimi im u be kalimthi, ndersa ishim duarlidhur dhe te shoqeruar. Kembyem nje pershendetje sipas menyres sone te vjeter. Xhandaret na shtyne. Pastaj naten degjoja hapat e tij, thirrjet e xhandareve qe e shtyne dhe trokellellitjet e karroces mbi kalldrem. Kjo ndodhte zakonishte ne oret e vona te nates. Ne ate kohe merrnin Qemalin dhe Vasil Shanton, dhe i çonin jashte qytetit per t’i torturuar. Shpresonin gjithçka te nxirrnin prej tyre. U a shtonin torturat shtazarake. Ata merrnin persiper çdo gje vete, çdo akuz dhe s’treguan azgje per shoket. Zemerimi dhe egersia e njerezve te mbretit arriti kulmin dhe keshtu na nxorren ne gjyq 73 veta. Akuzoheshin per perhapje te ideve komuniste, per aktivitet propagandistik ne dem te regjimit.
Gjyqi filloj ne shkurt te 1939. E kryesonte nje nenkolonel me emrin Abedin Xhiku. Dy dite me vone zv. prokurori Dhimiter Godo paraqiti aktakuzen dhe kerkoj denimin per te gjithe. Regjimi kishte ngarkuar avukatin Stringo per te na “mbrojtur” . Por kur ky filloj te paqiste vepren tone si nje pune femijesh, te rinje qe kane gabuar Qemal Srafa u ngrite ne mes te salles, kerkoj heqhen e avukatit, i quajti theniet e tij te papranueshme dhe pohoj me ze te larte “Jam komunist i bindur, se vetem bolshevizmi do shpetoje masen e punetorise qe sot ndodhet ne shtypje”. Une s’jua pershkruaj dot ate inkurajim qe dhane keto fjale te Qemalit, te thena me nje ze qe kumboj aq forte e bukur e qe mposhti zerat çjerra te atyre gjyjatesve. Gjyqi perfundoj, 48 komunisteve te denuar ju vune prangat. Por kjo nuk shkaktoj ndonje habi.
Kurse “Internacionalja” qe nisi Qemali e qe u kendua fuqishem tronditi sallen. Kenga qe nuk u nderpre edhe ne rruge, prane bashkise se atehershme, ngriti peshe zemrat e popullit qe ish grumbulluar aty dhe qe shihte si prindi femijen e vet.
Ne burgun e Tiranes, na kishin ndare ne qeli te veçanta, dhe shiheshim me Qemalin vetem kur na nxirrnin per te pare diell. Ne mars na derguan ne burgun e Beratit dhe prej andej ne fshatin Mbrezhdan ne pune te detyruesheme. Xhandaret ishin te porositur te mos flisnin me ne, por Qemali punoj me ta, shume prej tyre e kuptuan mire cilit regjim satrap i sherbenin, kuptuan dhe perse perpiqeshin komunistet.
Me kujtohet pastaj ardhja e parise se Beratit me prefektin Qazim Bodunakun ne krye. Ata filluan te flisnin me perçmim ” kjo eshte ideja juaj, punoni tani” tha prefekti. Ne ate kohe Qemali ju sul me keto fjale: “puna eshte nder duhet shperblyer, jo si ju qe hani haken e punetorit, dhe i paguani me 1.5 ne dite per 10-12 ore ne dite pune”. Pasi tha keto Qemali, perplasi kazmen per toke: “Nuk punoj me!” – tha.
Ne e ndoqem si nje trup i vetem. Hodhem kazmat dhe lopatat per toke. Prefekti u inatos sa s’behet dhe s’kish ç’te bente perveç urdhrit qe dha per per te na mbylllur ne stallen ku na kishin strehuar.
Pas ekupaciinit fashist, andej nga fundi i prillit e takova Qemalin ne shtepin e tij. Duke ikur nga burgu i Tiranes e kishin plagosur ne sup. Biseduam gjate. Ai fliste me optimizem dhe me gjallerine e tij te zakonshme, me bindjen e tij te pakundershtushme per luften dhe detyrat e reja te komunisteve dhe per bashkimin e tyre. Here here e nderpriste biseden dhe vunte doren ne sup. Plagen e kishte te fresket e ndjnte dhimbjen. “S’ka gje, s”ka gje” – thoshte. Ajo qe e shqetesinte s’ishte plaga e trupit, po shqetesimi i komunistit si Qemal Stafa, qe jeten e tij ja kish falur idealeve komuniste, Partise, luftes.
Bashke ne bangat e shkolles bashke dhe ne pune. Ne foto: Qemal Stafa (i pari ne te djathte) midis shokesh te shkolles Shkoder 1935-1936
Facebook/ Ilir Çumani


Leave a Reply