TemA
Po kush është Besnik Hoxha, kryetari i trupit gjykues që dha vendimin e lirimit të gardistëve të akuzuar për vrasjet e 21 Janarit?
Ai ushtron funksionin si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës që prej 1 prillit të vitit 2010, pas një vendimi të Këshillit të Lartë të Drejtësisë që e transferoi atë nga Shkodra drejt kryeqytetit. Për shumë vite me radhë gjyqtari Besnik Hoxha ka punuar në Gjykatën e Shkodrës, ku dhe 12 vite më parë, tamam më 12 dhjetor 2002, ishte shënjestër e një shpërthimi me eksploziv në banesë në 1.30 të natës, ku për fat të mirë pati vetëm dëme materiale, raporton Shqiptarja.com.
Ai atentat edhe sot e kësaj dite mbeti misterioz dhe pa autorë. Një raport i OSBE/së e cilësoi vendosje e eksplozivit si një goditje ndaj përfaqësuesve të drejtësisë.
Por sapo dosja e 21 Janarit kaloi për gjykim, shorti vendosi që do të ishte pikërisht Besnik Hoxha kreu i trupit gjykues, me anëtarë Ardiana Berën dhe Arjana Cacon.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply