124 mijë euro për ndërtimin e shtatores së Adem Demaçit, KMDLNJ kërkon mauzole për veprimtarin, raporton T7
Në këtë vend do ndërtohet shtatorja e veprimtarit për çështje kombëtare, Adem Demaçi.
Figura e Demaçit e bërë prej bronzit do të jetë e gjatë rreth katër metra.
Qeveria e Kosovës për të ka ndarë 120 mijë euro.
Ajo pritet të përcillet me lapidar me thënie të burrështetasve kosovarë që kanë lënë gjurmë në histori.
Megjithatë, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka kritika karshi këtij projekti.
Behxhet Shala po kërkon të ndërtohet një muze i vogël për ta nderuar Demaçin.
Ky Këshill po ashtu ka kërkuar që të zhvendoset edhe kufoma e Demaçit.
Qeveria e Kosovës vitin e kaluar pati marrë vendim për ndërtimin e shtatores së Demaçit, derisa aktualisht është hapur tenderi për të gjithë skulptorët që duan të projektojnë figurën e veprimtarit.
Po ashtu Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që Parku i Qytetit të emërohet “Adem Demaçi”, emrin e veprimtarit do e mbajë edhe autostrada Prishtinë-Pejë. /Natyra Rushiti, T7
tetova1.com
Leave a Reply