Gani Kadriu
Msc. në shkencat ekonomiko-juridike
Dihet
që procesi i Decentralizimit, mund të realizohet si spontanisht ashtu
edhe me vetëdije. Arsyet janë nga më të ndryshmet: tekniko-teknologjike,
ekonomike, politike, ushtarake-strategjike, etj., por duhet kujdes, që
të bëhet dallimi, ndërmjet decentralizimit absolut dhe atij relativ.
Nëse, pa u analizuar mirë, kalohet në decentralizim absolut,
pasojat do të jenë fatale për Shtetin e Kosovës dhe popullin e tij,
sepse decentralizimi absolut siguron kompetenca të favorshme për
bashkësinë e komunave serbe, duke zvogëluar kompetencat e administrimit
qendror të shtetit të Kosovës dhe pa vështirësi siguron kushtet ligjore
edhe për ndarje territoriale të saj.
Shtrohet
pyetja, po gjatë bisedimeve rreth procesit të Decentralizimit në
Kosovë, me çfarë niveli profesional-shkencor, apo politiko-juridik janë
përgjigjur pjesëmarrësit e shtetit të Kosovës, për interpretimin e
drejtë dhe sigurimin e të drejtës shtetërore mbi pasuritë natyrore të
territorit? Duke i dhënë të drejtë dhe mbrojtur sistemin e
decentralizimit relativ, për të mos kaluar sistemi i decentralizimit
absolut, kriteret e të cilit, bashkësisë së komunave me serbë në Kosovë,
do t’u sigurojë të drejtat juridike për të vendosur dhe manipuluar me
pasuritë natyrore të shtetit të Kosovës, gjithmonë në bashkëpunim me
shtetin e Serbisë.
Duhet pranuar,
se në Kosovë nuk kanë ekzistuar dhe ende nuk ekzistojnë as sot,
parametrat politikë dhe ekonomikë për decentralizim të mirëfilltë, për
integrim, sipas standardeve evropiane, pa sigurimin e të Drejtës
Kushtetuese të Pushtetit Qendror të Republikës së Kosovës, për
mbikëqyrje dhe planifikim të pasurive natyrore në gjithë territorin e
vendit.
Më poshtë po shtjellojmë disa çështje që për mendimin tim janë thelbësore:
DECENTRALIZIMI APO COPËTIMI I KOSOVËS
Mungesa e vigjilencës rreth procesit të decentralizimit, janë
pasojat shkatërruese për territorin dhe popullin e Kosovës.
Një historik i shkurtër i organizimit të një pjese të territorit të
Kosovës, dikur dhe sot.
Sipas
rekomandimeve të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Serbisë, për
qëllime të caktuara politike, pas vitit 1981 në Kosovë, nga 22 komuna që
ishin, numri i tyre u shtua në 30. Kështu Komuna e Mitrovicës, e cila
kishte 141 vendbanime me një sipërfaqe prej 794 km2, sot ka 47 vendbanime me një sipërfaqe prej 335 km2. (Pa përfshirë pjesën veriore, numri i vendbanimeve dhe territori i Mitrovicës është edhe më i vogël).
Komuna e Zubinpotokut, si vendbanim i Mitrovicës, në vitin1981 kishte 791 banorë. Sot kjo komunë me sipërfaqe prej 333 km2 (sa
territori i Mitrovicës) dhe 61 vendbanime (98% etnikisht të pastra
vetëm me popullsi serbe), ka rreth 6000 banorë. Vetëm në dy vendbanime
ka popullsi shqiptare, me rreth 30% të popullsisë së përgjithshme të
komunës.
Edhe
komunës së Zveqanit, e cila deri në vitet ‘80 ishte vendbanim i
Mitrovicës, me rregullimin territorial të përcaktuar sipas planeve
politike të Serbisë, iu caktuan rreth 34 vendbanime me sipërfaqe 122 km2, ku 90% e të cilave, gjithashtu ishin etnikisht të banuara vetëm me popullsi serbe.
Në këtë mënyrë u veprua me Komunën e Prishtinës dhe atë të Ferizajt.
Komunës së Ferizajt iu morën 16 vendbanime me sipërfaqe 247 km2,
të cilat iu shtuan komunës politike-strategjike, për lidhje me
vendqëndrimet (enklavat) serbe, Shtërpcës, e cila në vitin 1981, si
vendbanim i Ferizajt kishte 1911 banorë serbë. Sipas vlerësimit që ka
bërë Enti Statistikor Federativ i Jugosllavisë (në vitin 1991 Kosova nuk
pranoi që regjistrimin ta kryejë Enti Statistikor i Serbisë), në vitin
1991, si rezultat i formimit të Komunës së Shtërpcës, ku iu shtuan 16
vendbanime të komunës së Ferizajt, një pjesë e tyre e banuar me serb, ku
sot aktualisht kjo Komunë ka mbi 8138 banorë serbë dhe 4574 banorë
shqiptarë.
Në komunën e Kamenicës, me një sipërfaqe territoriale prej 521 km2,
serbët jetonin në rreth 70% të 74 vendbanimeve, që siguronin lidhje të
mira etnike me vendqëndrimet (enklavat) e tjera serbe përgjatë kufirit
me Serbinë edhe brenda Kosovës.
Në
vitin 1981, në Komunën e Prishtinës (Fushë-Kosovë, Obiliq, Novobërdë)
jetonin 50269 banorë serbë e malazezë, ose ¼ e popullsisë së
përgjithshme serbo-malazeze që jetonin në Kosovë, pra rreth 50% e të
cilëve jetonin në qytetin e Prishtinës.
Po të marrim në analizë se cilat ishin arsyet që Novobërda, në vitet ’80
si vendbanim i Prishtinës me 292 banorë gjithsej, prej të cilëve 275
banorë shqiptarë, 11 banorë serbë dhe 6 të tjerë, formohet si komunë dhe
sot është me 10 vendbanime, ku aktualisht ka rreth 2900-3000 banorë
shqiptar dhe mbi 1000 banorë serbë.
Nga këto parashtrime shtrohet pyetja cilat ishin arsyet për formimin e këtyre komunave xhuxhe-mëhalle në vitet ’80? Sigurisht
arsyet nuk ishin ekonomike, pasi në vitet ‘80 disa komuna të Kosovës,
si Skënderaj, Gllogocë, Podujevë etj. të ardhurat reale kombëtare për
banorë (kapita) i kishin rreth 30 dollarë dhe sipas nivelit ekonomik
mund të regjistroheshin në vende me nivel jetese të ulët, pra në vende
me varfëri ekstreme.
Mbas
gjithë kësaj që bëri Shteti Serb, për ndryshime në organizimin
territorial të Kosovës, përfundimi është i qartë, këto ishin modelet e
ASHA të Serbisë për qëllime të caktuara territoriale.
Sipas
të ashtuquajturit model të Millosheviçit, decentralizimi do të
mundësonte formimin edhe të 10 komunave të tjera që siguronin një bazë
të mirë për ndarje të tjera të territorit të Kosovës.
Por mjerisht, menjëherë pas luftës në vitin 2004, modelin e Millosheviçit e përforcoi edhe më shumë propozimi i miopit, në atë kohë, Kryetar
i Kuvendit të Kosovës Nexhat Daci, i cili, pas një vizite në SHBA, sapo
arriti në Prishtinë, bëri të ditur se gjatë qëndrimit të tij në SHBA,
ka bërë të njohur idenë e Kuvendit të Kosovës për decentralizimin, ide e cila nuk ishte shqyrtuar kurrë më parë në këtë Kuvend. Vet z. Daciqi (i kompleksuari, i cili në çdo prezantim thotë: unë
“akadem..” N.D), e kishte vlerësuar si projekt-ide të vetën dhe si më
origjinalen, nga të gjitha ato projekt-ide që ishin propozuar, deri
atëherë nga Këshilli i Evropës, Qeveria e Serbisë dhe grupi i përbashkët
i “ekspertëve” vendorë dhe i atyre të UNMIK-ut. Për këto verbëri dhe miopi të Daci-qit, kanë reaguar Partia Demokratike e Kosovës, por ishte e kotë. Dokumenti i miopitDaci-q,
përshkruante se si do të funksiononin komunat dhe qytetet, në bazë të
projekt-idesë së decentralizimit të propozuar nga ai, duke formuar edhe
39 komuna për 7 qytetet më të mëdha të Kosovës (Gazeta KOHA DITORE, e
hënë, 28 qershor 2004). Ky propozim, përforconte edhe me shumë idenë e
Millosheviçit, për ndarjen territoriale të Kosovës, që tashmë po shihet
fare qartë.
Për ata që donin të shtonin numrin e komunave, sipas modelit të Millosheviçit në vitet ’80, dhe thirrjes së Tadiçit, i cili më vonë vajtonte shtimin numrit të tyre, shumë shpejt erdhi kërkesa e miopit Nexhat
Daci, i cili pa vështirësi ua plotësoi dëshirat, duke propozuar shtimin
e numrit të komunave në Kosovë nga 31 në 70, si njësi administrative,
sipas tij, me sipërfaqe 70-100 km2.
Këto propozime për shtimin e numrit të komunave në një territor me sipërfaqe prej 10886 km2, janë
strategjia e përgatitur nga ASHAS, dhe e përkrahur nga miopët
shqiptarë, që aktualisht rrezikojnë ndarjen territoriale të Kosovës.
Pas
diskutimeve të para (në fillim të vitit 2003) dhe më pas në vijim të
diskutimeve për Sistemin e Decentralizimit, disa prej përgjegjësve
politikë të shtetit të Kosovës, të cilët të përkrahur nga shumë
“intelektualë” me tituj të lartë shkencorë, e kishin gojën plot decentralizim, duke mos marrë parasysh se çfarë rreziku po i kanoset territorit të Kosovës.
Para këtyre sjelljeve naive dhe të pa pjekura, të përgjegjësve politikë në Kosovë rreth procesit të decentralizimit, mjerisht heshti edhe ASHA e Kosovës.
Gabim njerëzor, politik dhe intelektual, apo qëllimisht, bëri
UNMIK-u, dhe personalisht Marti Ahtisari, i cili vazhdoi me angazhimet,
deri sa caktoi edhe kriteret për formimin e
Bashkësisë së Komunave Serbe, pa i kërkuar shtetit Serb përgjegjësi për
krimet e bëra në Kosovë dhe pa hequr nga Kushtetuta e saj, Kosovën si
pjesë e territorit. Gabime fatale kanë bërë
me radhë edhe qeveritë e Kosovës të zgjedhura deri më sot, duke biseduar
dhe nënshkruar marrëveshje të pa shqyrtuara në Kuvendin e Kosovës, të
cilat edhe sot shteti serb nuk i vlerëson.
Fillimi i dialogut të brendshëm në Serbi më 30 tetor 2017, iniciuar nga
presidenti Aleksandar Vuçiç, po e vërteton haptazi ndarjen e
Kosovës, duke u mbështetur në sistemin e decentralizimit të komunave me
shumicë serbe.
Nga ana tjetër Ivica Daçiç, si Ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë,
në një intervistë për Agjencinë “Rojters”, duke krahasuar Katalonën,
për të cilën Spanja po lufton për të mbrojtur konceptin e vet për të,
shprehet se edhe ne serbët mund të luftojmë për tokën tonë, dhe shton:
“Serbija e konsideron dhe e vlerëson Kosovën si djepin e vet historik
dhe do kërkojmë konferencë ndërkombëtare, e cila do të pengonte luftën e
ardhshme, gjatë gjithë një shekulli”.Mbi këto sjellje dhe thënie të
politikanëve të shtetit Serb, rreth Bashkësisë së Komunave, Presidenti i
Kosovës, kërkon me këmbëngulje, që: “Institucionet e Kosovës e kanë për
obligim themelimin e Asociacionit të Komunave serbe sa më parë”.
Lidhur me bisedat e para rreth propozimit për decentralizimin dhe
formimin e Bashkësisë (Asociacionit) së Komunave Serbe, përmes një
reagimi botuar në gazetën “Koha Ditore”, më 18 prill 2003, por edhe më
vonë, në gazetën “Bota Sot”, më 22 prill 2013, doja të përkujtoja, se
propozimi për decentralizimin e shtetit të Kosovës edhe pas zgjidhjes së
statusit politik të tij, ngjall shpirtrat e djallit në Serbi, sepse
përmes decentralizimit dhe bashkësisë (asociacionit) së komunave do të
përforcohen enklavizimet (vendqëndrimet) si përgatitje për (bashkim)
kantonizim, dhe sipas sugjerimeve të kishës serbe dhe të Akademisë së
Shkencave dhe të Arteve te Serbisë (ASHAS), edhe ndarjen territoriale të
Kosovës dhe se Projekti i decentralizimit me ato kritere që ishin paraparë në përmbajtjen e tij dhe tashmë janë pranuar, është vetëvrasje për popullin shqiptar dhe minoritetet e tjera jo serbe.
Për
ata që kishin vizion, shihej haptazi, se ndihmesë të madhe zhvillimit
dhe përforcimit të strukturave paralele, pas 10 qershorit 1999, u jepte
neglizhenca e UNMIK-ut, për zhbërjen e tyre.
Pavarësisht se në tetor
të vitit 2003 OSBE-ja i dërgoi UNMIK-ut një raport te hollësishëm, me
rekomandime për zhbërjen e strukturave paralele në Mitrovicë.
Edhe pas rekomandimit të OSBE-së, UNMIK-u nuk ka reaguar në zhbërjen e strukturave paralele, dhe se “ilaçin”
kundër strukturave paralele pas vitit 2005, e shihte vetëm nëpërmjet
decentralizimit. Ndihmesën e dikurshme në heshtje të UNMIKU-t, nëpërmjet
përforcimit të strukturave paralele të planifikuara nga politika e
Serbisë, si plan afatgjatë për ndarjen territoriale të Kosovës përmes
decentralizimit, formimit të Bashkësisë (ASOCIACIONIT) së komunave me
shumicë serbe dhe haptazi neglizhencën e
qëllimshme të UNMIK-ut, vërtetuar më datë 14.11.2017, në OKB, nga
deklarata e shefit të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Zahir
Tanin, duke shprehur se: “HENDEKU MË I MADH AKTUALISHT MES KOSOVËS DHE
SERBISË ËSHTË FORMIMI I ASOCCIACIONIT TË KOMUNAVE ME SHUMICË SERBE”.
Mjerisht është përkrahje me vetëdije apo pa vetëdije, i sigurimit të
kushteve për ndarjen territoriale të Kosovës, sipas politikes së
Serbisë, si dhe mbështetjes, dikur në heshtje dhe tani haptazi të vet
UNMIK-ut.
Ky ishte një mashtrim, para të cilit dikur dhe sot “intelektualët” shqiptarë, përgjegjësit politikë dhe ASHAK, ishin në gjumë, pasojat e të cilit tani po duken qartë.
Duhet rikujtuar se po
në prill të vitit 2004, Beogradi vetëm kishte vizatuar hartën e re të
Kosovës dhe kishte planifikuar propozimin për katër apo pesë kantonet
(komunat) (Prishtinën, Pejën, Gjakovën, Prizrenin dhe Ferizajn), të
ngjashëm me rregullimin territorial-politik të Mbretërisë SKS të viteve
1921-1931, kur Kosova ishte e ndarë në pesë qarqe (Zveçanit, Kosovës,
Dukagjinit, Prizrenit dhe Shkupit).
Qeveritë
serbe gjithmonë rregullimin territorial-administrativ të Kosovës e
bënin në mbështetje të përbërjes dhe renditjes etnike të popullsisë dhe
kishin përkrahje edhe të disa ndërkombëtarëve,
duke shfrytëzuar si pranim, heshtjen e përgjegjësve politikë në Kosovë.
Këtë haptazi, që atëherë, e
vërtetoi edhe Vuk Draskoviç në një intervistë në KTV, më 17.11.2005,
duke u thirrur gjithmonë në raportin e Kai Aide (të cilin e
interpretonte ashtu siç i pëlqente atij dhe Serbisë), se 200.000 serb
(sipas V.D), që e kanë lëshuar Kosovën dhe tani duhet të kthehen, jo më
në vendbanimet e tyre të mëparshme, por ku ata dëshirojnë, si: në
Graqanicë, në Llapnasellë, në Qagllavicë, sigurisht për t’u lidhur me
Lipjan, Shtërpcë, Prilluzhë, Mitrovicën veriore dhe me Zveqan.
Saktësisht në ato pjesë të Kosovës, nëpër të cilat e bëri vizitën e parë
pas lufte në Kosovë dhe e zhvilloi marshutën Boris Tadic.
Sigurisht, kur do të bisedohej për
kthimin e serbëve, kjo kërkesë do të shtrohej para komunitetit
ndërkombëtar, veçanërisht edhe gjatë bisedimeve për pavarësinë e
bashkësisë së komunave serbe, për policinë, për gjyqësinë, për
planifikimin hapësinor, etj. dhe do t’i arsyetonin si zona të sigurta
dhe të mbrojtura, për lidhje ekonomike, kulturore dhe historike me
Serbinë, me pretendimin se në një të afërme, të ndahen dhe të krijojnë nga Kosova lëkurën e leopardit.
Rreth këtyre çështjeve, disa personalitete
ndërkombëtarë, vigjilentë dhe të sinqertë, me vëmendje përcillnin
lëvizjet politike pas lufte në Kosovë dhe haptazi rekomandonin si të
veprohet për zgjidhje të drejtë të problemeve që krijonte Serbia përmes
komunitetit serb në Kosovë. Kështu në prill të vitit 2004, Buganjski
tërhoqi vërejtjen se: ” nëse vazhdohet me zhagitje (të
cilën me qëllim e bënte Serbia), të zgjedhjes së problemeve për kthimin
e serbëve ne vendbanimet e tyre të më hershme brenda në Kosovë, do jetë
vështirë ndërtimi i një shoqërie nulti etnike, si dhe me të madhe do të
jenë gjasat, se ndarja do të jetë rezultati final”
Ndërkombëtaret
nuk përfillën, ndërsa vendoret nuk e aktualizuan porosinë e z. Wolgfang
Petritsch, “që kur të diskutohet për Kosovën nëpërmjet DECENTRALIZIMIT,
të mos përsëriten gabimet, modelet e shekullit XlX, që territori i
Kosovës nëpërmjet decentralizimit të ndahet sipas etniciteteve”.
Në Kosovë
e më gjerë, këto lëvizje vrojtoheshin dhe interpretoheshin në mënyra të
ndryshme. Në të shumtën e rasteve, reagohej sikur nuk donin ta pranonin
realitetin që po ndodhte para syve të tyre, duke u ngushëlluar me fjalë
naive përmes mediave, “Beogradi po hahet me ëndrra”!
Fakti se në fillim të bisedimeve, nuk pati sykthjelltësi nga
ana e përfaqësuesve të Kosovës për të kërkuar me ngulm nga Serbia dhe
komuniteti ndërkombëtar, korrigjimin dhe ndryshimin e preambulës në
Kushtetutën e Republikës së Serbisë, ku Kosova parashihet nën
juridiksionin e saj, flet shumë, se sa ishin të papërgatitur
përfaqësuesit e Kosovës! Serbia, në çdo kohë ishte dhe është e
përgatitur për bisedime rreth çështjes së Kosovës, e sidomos shumë më e
fuqishme pas aprovimit të Projektit për Decentralizim, me përmbajtje të
një hapësire të bollshme për interpretime të favorshme për Serbinë, por
shqiptaret e Kosovës, mjerisht gjithmonë i ka gjetur të papërgatitur, dhe të paaftë, për interpretimin e përmbajtjes së Projektit.
Asnjëherë
nuk u përfillën dhe analizuan rekomandimet e atyre njerëzve, që ishin
vigjilent e të sinqertë, si: z. Peter Rogell, i cili porosiste: “KUJDES
NGA PLANET SERBE PER KOLONIZIMIN E KOSOVES”.
Serbët të ikur nga vendbanimet e ndryshme të Kosovës, në masën më të madhe u përqendruan në Veri dhe ne
pjesën
Lindore. Tani ata paraqesin rrezik potencial për ta përforcuar praninë e
tyre jo reale (duke shtuar numrin e serbëve me falsifikime) nëpër
vendbanime të caktuara të Kosovës, në mënyrë që pas enklavizimit
(vendqëndrimit) ta aktualizojnë kantonizimin (bashkimin territorial),
normalisht edhe ndarjen territoriale, kështu siç po shihet.
Këto
plane janë propozuar, sa e sa herë nga Dobrica Qosiqi, i cili
vazhdimisht i ka porositur serbët se: “kurdo që e kërkon nevoja,, serbët
duhet të manipulojnë, falsifikojnë dhe gënjejnë, dhe se GËNJESHTRA PËR
INTERES TË KOMBIT, PËR SERBËT ËSHTË AKT PATRIOTIK…”
Plani
i shpallur në “Kuvendin e Unionit të Komunave serbe”, më 25 shkurt
2003, në Veri të Mitrovicës, që atëherë është vlerësuar me të drejtë nga
OSBE, si :”PLAN PËR NDARJE ETNIKE E JO PËR INTEGRIM TË KOSOVËS”. Para
këtij veprimi, në Kosovë reagohej ad-hoc (me eufori) dhe brenda një kohe të shkurtër heshtej.
Serbët
në atë kuvend zgjodhën anëtarët që do të përfaqësonin vendbanimet e
Anamoravës, Kosovës qendrore, Veriun e Kosovës, Dukagjinin dhe
Shtërpcën, që nënkuptohej se kanë përgatitur edhe argumente (sigurisht
edhe të falsifikuara), për pranin e popullatës serbe, në vendbanimet e
këtyre rajoneve dhe më gjerë në gjithë territorin e Kosovës, si dhe
dëshmi kadastrale për pronat e tokave, që është argument qenësor për
vetëadministrimin e një territori.
Sulmi
i politikaneve serb, që me çdo kushtë të kenë një status të veçantë
politikë, për komuna me popullatë shumicë serbe, ishte strategji e
përgatitur herët, me qëllime të caktuara për ndarjen territoriale të
Kosovës.
Kjo strategji politike ishte e përgatitur mirë dhe përmes normave të Sistemit të Decentralizimit, që i paraqisnin edhe para komunitetit ndërkombëtar, paraqesin dëshmitëë
(gjithmonë të falsifikuara) të pa kontestueshme për strukturën
nacionale të popullsisë, pranin e saj sipas vendbanimeve si dhe dëshmitë
e kadastrave për pronat dhe pronarë të tokave, nga që kanë
dokumentacionin me librat origjinalë të Kadastrave dhe të Gjendjes
civile, ndërsa ne kemi pranuar kopjet, me cilat nuk do të mund asnjëherë
të paraqesim prezencat e tyre origjinale.
Shteti Serb
e di fare mirë, se në sistemin e ekonomisë së tregut, në shtetet
demokratike, prona është e shenjtë dhe pronari i saj është ai që ka
dëshminë në emrin e tij. Pronat në Kosove kanë qenë të regjistruara në
librat e Kadastrës si dhe në dokumentacione të tjera shtetërore.
Shteti
Serb e di mirë gjithashtu, që në rastin e shtetit Izraelit populli i
saj, në territorin e sotëm ka siguruar në bazë të tapive, që secili
individualisht apo kolektivisht ka pasur dhe e kanë blerë gjatë dy mijë
vjetëve të shkuara, deri në momentin e krijimit të kushteve të njohura
historike, të themelimit të shtetit të sotëm Izraelit, në vitin 1948.
Duke
u bazuar në këtë shembull, qeveria serbe, që nga viti 1999 dhe sot i
ndihmon qytetaret serb, për të blerë pasuritë e patundshme të
shqiptareve në Veri të Mitrovicës edhe me çmime shumë të larta, për të
siguruar kështu territorin etnikisht të pastër, vetëm me popullsi serbe.
Serbia e vetëdijshme
për gjendjen e librave të Kadastrës, të cilat i tërhoqi dhe tani ka
origjinalet, kurdo dhe si do, ajo mund të falsifikojë dhe t’ua sigurojë
pronat edhe atyre serbëve, që asnjëherë nuk kanë qenë banorë të
Kosovës.
Serbët
nuk ndalen së vepruari, ata vetëm pak pushojnë, derisa përgatitin
planet për veprim. Dihet pas pushtimit turk, heshtën plot 305 vite dhe
reaguan kur e kërkoi nevoja për interesat e tyre. Ne shqiptarët,
pavarësisht se kemi shumë universitete dhe ASHA,
akoma jetojmë me folklor.
Do të ishte mirë që disa lider rahagjoksa,
të cilët para popullit, morën përgjegjësinë për sigurimin e tërësisë
territoriale të Kosovës, të jenë vigjilentë në veprimet e shtetit serb,
sidomos rreth çështjes së sistemit të decentralizimit, formimit dhe
funksionimit të bashkësisë (asociacionit) së komunave serbe, duke i
përcaktuar me kujdes të drejtat e pushtetit të këtyre bashkësive.
Sot,
duke analizuar kërkesat dhe qëndrimin e patundshëm të deputeteve serbë,
se bashkësia (asociacioni) e komunave serbe në Kosovë, në mënyrë të
përpiktë do të funksionojë sipas principeve
që janë nënshkruar ndërmjet përfaqësuesve të Serbisë dhe të Kosovës dhe
se sipas tyre: “Beogradi është çelësi i cili ka nënshkruar marrëveshjen
për funksionimin e komunave serbe”, bën të kuptosh se në atë marrëveshje
të nënshkruar, pa e analizuar mirë, ka shumë hapësira juridike, të
cilat favorizojnë në maksimum pushtetin e tyre, duke mos qenë fare të
detyruar që të respektojnë pushtetin qendror të shtetit të Kosovës.
Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç, do t’iu përmbahet me përpikëri propozimeve të profesorit të Universitetit të Drejtësisë Vladan Kutleshiç, që përmes Decentraizimit të sigurohet autonomi
e plotë politike dhe territoriale për serbët e Veriut të Kosovës,
ndërsa serbëve që jetojnë në Jug të Ibrit t’ju sigurohet autonomi
kulturore, gjuhësore dhe informative. Përmes autonomisë territoriale dhe
politike, të bashkësisë (asociacionit) së komunave serbe në Veri,
Serbia do të sigurojë pronësinë mbi “Trepçën”
Duke mos ditur se cilat janë pasojat për Kosovën me themelimin e
Bashkësisë (Asociacionit) së Komunave Serbe, presidenti i Kosovës Hashim
Thaçi, deklaron publikisht: “Institucionet e Kosovës kanë obligim
themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe sa me parë”.
Shembulli
konkret, që u jep mësim komunave serbe, se si duhet të mos i përfillin
qëndrimet e pushtetit qendror, është edhe kërcënimi i para disa ditëve i
kryetarit të Gjilanit Lutfi Haziri, përmes gazetës “Bota Sot”, ku
thotë se: “Autostrada nëse nuk realizohet do ta bllokoj hermetikisht
Gjilanin, që qeveria mos me mujt me hy në territorin e Gjilanit”.
Shtrohet pyetja si do veprojë Bashkësia (Asociacioni) e Komunave Serbe,
kur kanë kompetenca shumë më të forta?
Është
mençuri të kenë funksionimin të barabartë të gjitha komunat, të mos
përsëriten momentet e vitit 2004, kur iu dha rasti politikanëve serb dhe
shumë ndërkombëtarë, kur thuhej se :” këmbëngulja për
decentralizim….” është përgjigje, ndaj trazirave të marsit të vitit
2004 dhe vërtet doli si shpërblim ndaj serbëve e Serbisë, dhe i lanë në
harresë bëmat e saj në Kosovë deri më 1999.
SERBIA
E KA HALLIN DHE INTERESIN, TE PASURITË E NËNTOKËS SE KOSOVËS, E JO TË
SERBËVE TË KOSOVËS, TË CILËT I KA MONEDHË PËR KUSUR!
Dua t’ua kujtoj atyre miopëve dhe matrapazëve shqiptarë
që po bëjnë plane për të bërë pazarllëqet me Serbinë, për pjesë të
territorit të Kosovës , për të cilin nuk kanë njohuri, se Serbia nuk e
ka hallin e 8% të popullsisë serbe që jeton në Kosovë, e cila ka qenë e
privilegjuar (edhe gjatë sundimit turk), e as
të manastireve e kishave (të cilave qeveritë serbe gjatë sundimit ua
kanë shtuar oborret-METOHE-et, për qëllime të caktuara politike), por po
vajton dhe lufton për pasuritë natyrore të Kosovës, të cilat gjatë
historisë, deri në vitin 1999, kanë qenë lënda e parë e industrisë së
Serbisë dhe ish-Jugosllavisë.
Ivica
Daçiç e di mirë se në Kosovë ishin rezervat më të mëdha te linjitit në
ish-Jugosllavi, rezervat e plumbit dhe zinkut kalonin 50% të rezervave
të Jugosllavisë. Gjithashtu e di mirë se në Kosovë ishin rezervat më të
mëdha të mineralit të nikelit në ish-Jugosllavi dhe rezervat e jo
metaleve (magneziumit dhe boksitit).
Para
disa vitesh këtë e vërtetonin nëpërmjet mediave edhe deklaratat e
studiuesve dhe hulumtueseve serb, profesor ne Fakultetin e Xehetarisë
dhe Gjeologjisë në Universitetin e Beogradit.
Në
intervistat e tij, dr. Novak Bleçiç, profesor në Fakultetin e
Xehetarisë dhe Gjeologjisë ka porositur: “Nëse me ndonjë zgjidhje
përfundimtare ekstreme te statusit të Kosovës, me të cilin do i bëhet e
pamundur Serbisë që t’i shfrytëzojë resurset e Kosovës, do t’i
shkaktohet dëm i madh, i paparashikueshëm ekonomisë së Serbisë. Serbia
në këtë rast do mbetet pa pjesë të konsiderueshme të rezervave të
linjitit, pastaj të plumbit dhe zinkut, me komponentin përcjellës-
argjendin, bismutin, kadmiumin dhe arin.
Kolegu
i tij, prof. dr Radomir Simiç thotë: ” Nëse krahasohet Kosova me
hapësirën e përgjithshme të Serbisë, për afro 50% është më e pasur me
pasuri minerale, kurse thëngjill ka pesë herë me shumë se Serbia. Sa i
përket thëngjillit, Kosova ka rezerva të tilla çfarë nuk ka asnjë shtet
në Evropë.
Gjithashtu
profesori tjetër i Fakultetit te Xehetarisë dhe Gjeologjisë, në
Universitetin e Beogradit, Nenad Gjaiç, thekson: “Nëse rezervat e
thëngjillit në Kosovë shndërrohen në ekuivalent të karburantit të lëngët
kjo është mbi 2 miliard tonë naftë, që sipas çmimeve botërore të
naftës, vendgjetjet e thëngjillit në Kosovë vlerësohen me rreth 500
miliard dollarë (vlera e dollarit në vitin 2004), ndërsa nëse
ekuivalenti i thëngjillit do të llogaritet sipas çmimeve të energjisë
elektrike, atëherë kjo do të ishte në vlerë rreth 600 miliard dollarë”.
Prof.
dr.Mihajlo Milojeviç, thotë se: “ujërat nëntokësore në Kosovë janë në
sasi të mjaftueshme dhe konsiderohen si ujërat e pijshëm të cilësisë më
të mirë se çfarëdo ujërash botëror në shishe”. (Sipas gojëdhënave, për
ujërat në Kosovë dhe natyrën e saj ka folur edhe Sulltan Murati, para se
ta pushtonte këtë pjesë të Ballkanit. Serbët këto të dhëna i kanë
analizuar mirë, me kujdes, dhe veprojnë pa u ndalur).
Këta
njohës të mirë të Universitetit të Beogradit rreth pasurive nëntokësore
në Kosovë, haptazi pranojnë se: “TE DHENAT PER REZERVAT E MEDHA TE
LENDEVE TE PARA NE KOSOVE, DERI TANI JANË RUAJTUR SI SEKRET I FORTE
AFARIST SHTETROR, POR TANI, MENDIMIN DHE INFORMATAT PER PASURITË
NENTOKËSORE – XEHERORET E TË TJERA, TE KOSOVES, GJERËSISHT DO TE
SHPERNDAHEN EDHE NE SHKOLLAT FILLORE NE POPULLATEN E SERBIS”.
Këta
akademikë të Serbisë, duke ditur vlerën e pasurive nëntokësore të
Kosovës, porositin shtetin Serb: “QË KURRË TE MOS I SHLYEJN PLANET E
VETA NGA KËTO PASURI”.
Pavarësisht
nga këto pasuri natyrore që dispononte Kosova, populli i saj në
ish-Jugoslavinë ishte më i varfri, me të ardhura kombëtare reale, për
kokë banori (9) nëntë herë më të ulëta se mesatarja e Sllovenisë, mbi 6 herë më të ulëta se mesatarja e ish -Jugosllavisë dhe mbi (6) gjashtë herë me të ulëta se mesatarja e Serbisë.
Edhe pas këtyre informacioneve të hulumtuesve – profesorëve të nderuar,
të Fakultetit të Xehetarisë dhe Gjeologjisë, të Serbisë, mjerisht, disa
matrapazë shqiptarë të Kosovës, të cilët kanë pasur detyra të larta për
këto çështje, kanë vepruar siç mban lopa kambanën në qafë. Dhe kështu
si po shihet, për këto pasuri nëntokësore në Veri të Mitrovicës dhe në
gjithë Kosovën, ka pasur informacione kafenesh dhe pa fijen e turpit
marrin guximin që “Trepçën” dhe xeherorët në Veriun e Mitrovicës t’i
quajnë “Dinosaurus”. Kjo situatë tregon nivelin e arsimimit të“intelektualve” në Kosovë, përgjegjës për këto lami.
Ivica
Daçiç, në intervistën dhënë gazetës gjermane “Frangfurter Algemeine
Zeitung”, vertetoi haptazi personalisht, duke pranuar se “Veriu i
Kosovës t’i jepet Serbisë, ndërsa Lugina e Preshevës t’i bashkohet
Kosovës”.
Shteti Serb nuk gabon kur bën pazare me tygjaret naiv,
si Regjep Qosiqi, dhe të tjerët e nivelit të tij, për ta marrë
territorin e Kosovës aty ku janë rezervat e arit dhe për arat e Luginës
së Preshevës ku mund të kultivohet vetëm duhani dhe asgjë tjetër,
pavarësisht se dikur këto territore, ishin pjesë e Kosovës.
SYNIMI I SERBISË ËSHTË VERIU I KOSOVËS
–
Serbia nuk e ka hallin e popullatës serbe në Kosovë, por e ka hallin te
sigurimi i pronësisë për pasuritë më të çmuara që ka toka e Kosovës,
pasuritë nëntokësore që përmblidhen nën firmën “TREPÇA”, për të vazhduar
përmes Prilluzhës deri te rezervat e thëngjillit në Obiliq.
–
Parku famoz i “Paqes”, Muri i ndarjes në Veri si dhe Treni i “stolisur”
i nisur nga Beogradi për në Kosovë, janë një pasqyrim i mjegulluar, pas
të cilit qëndron interesi i Serbisë, për pasuritë nëntokësore te
Kosovës e sidomos për “Trepçën”.
Të
gjitha këto më 26 shkurt 2017, haptazi i thotë edhe Sekretari i
Përgjithshëm i KB, Antonio Guteresh, duke shprehur brengosjen për
eskalimin e situatës mes Beogradit dhe Prishtinës, ku në veçanti thekson
se: “PERFAQËSUESIT DHE ZYTRARET E SERBËVE TË KOSOVES KANË NDERPRERË
PJESËMARRJEN NE INSTITUCIONET SHTETRORE TE KOSOVES, SI PERGJIGJE NE
LIGJIN E RI PER “TREPÇEN” DHE THEMELIMIN E ASOCIACIONIT TE KOMUNAVE
SERBE”.
Përfaqësuesit
e serbëve të Kosovës, kanë argumente të qëndrueshme rreth përmbajtjes
se marrëveshjes së nënshkruar për Asociacionin e komunave, e cila ju
siguron pushtet të plotë edhe ne planifikimin hapësinor dhe pushtetin
mbi pasurit nëntokësore , aty ku ata janë shumicë e sidomos në Veri të
Kosovës.
Sot,
pa lejen e shqiptarëve të Kosovës, që me shekuj kanë sakrifikuar për të
ruajtur tërësinë territoriale të atdheut të vet, dalin tugjar të
ardhur nga Mali i Zi, të cilët populli i Kosovës, me vite i largoi nga
rrogëtar për ruajtës të derrave të malazezëve dhe ata pa pasur turp i
japin vetes të drejta dhe propozojnë për tkurrjen (pakësimin) e kufijve
të Kosovës.
Ky tugjar është Rexhep Qosiqi, i cili vajtonte para gazetares Rudina Xhunga , se si gjyshi i tij ka vdek prej morrave kur ka hik në Shqipri.
Sigurisht edhe ky tugjar do
vdiste nga morrat, sikur mos të ndante populli i Kosovës kafshatën e
gojës nga fëmijët e vet, për ta ushqyer, shkolluar dhe për t’i ofruar
kushte që të arrinte titullin “Akademik”, titull të cilin ai e ka ndyr.
Është i pa falenderuar, është i asaj kategorie “që ta han bukën dhe të
përmbys sofrën”. Haram i qoftë dhe Perëndia e dënoftë.
REXHEP QOSIQI “INTELEKTUALI” QE NUK I DI TROJET SHQIPTARE DHE MJERISHT KURRË SI NDALI MARRINAT DHE VEPRIMET TRADHTARE
Deklarata e tij e fundit para pak ditësh, ku me mburrje tha se gjoja para
30 viteve ka propozuar ndërrim të territoreve, tregon se Dobrica
Qosiqi, paska qenë më frikacak, nga ajo që propozon me vonesë tek pas
lufte, “za humano pretumbavanje stanovnistva”, duke mos e cekë këmbim
territoresh!
Deklarata e fundit e “trimit”për
interesa të Serbisë, tradhtarit ndaj Kosovës, Regjep Qosiqi, para
popullit serb po del se është ma patriot për ta sesa Dobrica Qosiqi.
Rexhep Qosiqi, thjesht po tregon se marrëveshjen që e ka patur me ASHAS,
për tkurrjen (zvogëlimin) e kufijve të Kosovës para 30 viteve, e ka
deklaruar para Dobrica Qosic.
Unë
personalisht nuk e kam ditur propozimin tënd, që e ke dhënë para 30
viteve,(që tani e tregon me mburrje), për ndërrim të territoreve të
Kosovës me pjesën lindore të Kosoves (Luginën e Preshevës).
Por
po ua kujtoj, “intelektuali” Rexhep Qosa, se ju nuk keni hesht me
propozimet dhe tradhtitë tuaja, edhe se pas kërkesës se Dobrica Qosicit,
i cili thotë: “gjendja e tanishme në Kosovë, është e favorshme për
Serbinë, që në mënyrë humane të ndahet popullata (humano pretumbavanje
stanovnistva), për ndarjen e Kosovës, ndërsa ti, me 24.11.2005, në një
intervistë ne KTV, citon Dobrica Qosicin, duke iu përgjigjur pyetjes së
gazetarit se:”DUHET PRANUAR LEVIZJEN-TKURRJEN E KUFIJEVE TE KOSOVES PER
NDARJE, DHE SE KY ESHTE MENDIMI IM SI INTELEKTUAL, PER SHPERNGULJE
HUMANE TE POPULLSISE”, edhe këtu si plagjat e kopjon Dobrica Qosicin,
por në dëm të popullatës shqiptare dhe territorit të tyre Kosovës.
“Akademikët” si R. Qosici, jane për ti “vajtuar”, që nuk të patën ty
dhe të ngjashëm si ti “intelektual”, më herët të gjithë ata “primitiva”
sipas teje, si Hasan Prishtina, Isa Boletini, Bajram Curri, Azem dhe
Shote Galica, Shaban Polluzha (i cili me mbi 12000 bashkëluftëtar, në
janar 1945 të rreshtuar, për të mbrojtur kufijtë e sotshëm të Kosovës).
Pastaj ata trimat shqiptar, ( “primitiv” sipas teje, R.Qosici, jo
“intelektual”si ti), të cilët ne vitin 1942-1943 ( le të më korrigjojnë
historianët për datën e vitin e saktë, nëse dinë për këtë ngjarje, jam i
sigurt se nuk din, mjerisht), nga e gjithë Kosova, të rreshtuar me
djalin e Isa Boletinit (nuk me kujtohet emri), Mehmet Gradicën,
komandant i xhandarmërisë për rajonin e Vushtrrisë,
sipas organizimit administrativ të asaj periudhe dhe bashkëpunëtorët e
tij në atë sistem, si Aziz Zhilivoda, Shaqir Peçi, Bislim Bajgora, Azem
Bivolaku, Zeqir Gubetini, dhe te tjerë, i thyen hordhitë çetnike te
komandant Jabllanit, i cili ishte përgatiur për të hyrë në Mitrovicë dhe
Vushtrri (diten
e festes se Fiter Bajramit) , per te ber masakra ne popullate shqiptare
dhe spastrim etnik , sidomos ne Mitrovice dhe Vushtrri.
Keta
trima, jo vetëm qe mbrojten territorin e Kosovës , por arritën qe nga
hordhitë e çetnikëve nen komanden e komandant Jabllanit, ta shpëtonin
edhe popullaten e Pazarit te Ri (Novi Pazarit). Këtë ma kane dëshmuar
personalisht, disa nga pjesëmarrësit ne këtë aksion luftarak, si dhe
Aziz Zhilivoda ( ne pranin e tre bashkudhëtarëve te mi në Shqipëri)
gjatë një vizite ne qershorin e vitit 1992, ne shtepin e tij ne lagjen e
Mbretit- Lagja e Kosovarëve.
Gjithashtu, ne
kontaktet me burrat e moshuar te Novi Pazarit, me respekt te veçantë
tregonin për heroizmin e shqiptarëve te Kosovës nen komandën e këtyre
trimave qe i kanë shpëtuar nga çetniket përmes atij aksioni luftarak dhe
sot janë dëshmi varrezat e shqiptarëve ne hyrje te Novi Pazarit në
rrugën që shkon për në Rozhaj, për të cilat askush nuk di asgjë.
Regjep
Qosici, sipas logjikes tende prej “Akademiku” dhe “intelektuali si ti”,
“primitive” na qenkan edhe legjenda e kombit Adem Jashari, me tërë
familjen e tij, qe është shembull i historisë botërore, qe sakrifikoi
edhe familjen për atdheun e vet Kosovën (te cilit nuk ia kushtove asnjë
poezi, e jam i bindur se Zonjat e urta inteligjente te moshuara, te
fshatrave te Shkodrës kanë talent me te fort se ti për t’i thurur
vargje, për raste të tilla historike.
Sipas logjikes tende prej “intelektuali”, primitive na
qenkan edhe heronjtë e UÇK, si dhe mbi 15000 apo 20000 viktima te
masakruara, te dhunuara dhe te zhdukura (mjerisht qe as unë si
“primitiv”, e as ti si “intelektual” nuk e dimë numrin e sakte).
Jam
i vetëdijshëm , se ti nuk je i nivelit, me te cilin mund te diskutohet
rreth tërësisë territoriale të Kosovës, nga që ti nuk i njeh fare trojet
shqiptare dhe praninë reale të popullsisë, sipas vendbanimeve, si armë
kryesore, për thyerjen e mitit serb të trilluar historikisht.
Mençur
thotë i madhi Ismail Kadare: “Thelbi i çështjes është prezantimi real
dhe i drejt i pranisë së shqiptarëve në Kosovë, në paqe dhe në luftë,
ashtu si realisht është, gjithmonë si shumice absolute”. Dhe ne mungese
te angazhimit dhe aftësive për prezantimin e pranisë reale te popullatës
shqiptare ne Kosove, Kadare me te drejt i quan historianët dhe
“intelektualet” si ti, këtu në Kosovë dhe në Shqipëri, “truthare”.
Ti “patriot”prej
demagogu edhe me 24 mars 1999, përmes mediave bere apel:” kush e lëshon
Kosovën është tradhtar”, ndërsa me 4 prill (nëse e kam mbajt mend
datën), e kalove Bllacën pa mjekër, me veshje grash, pa u ndalur për të
shikuar, popullatën ne atë kamp, që i ngjasonte kampeve të Hitlerit, ku
në më pak se 1 km2 (një kilometër katrore),
rreth 10.000 gra, fëmijë, burra te moshuar dhe te sëmurë, kalonin dite e
nate nën qiellin e hapur, me reshje shiu e në të ftohtë, ne kushte të
mjerueshme, që nuk ka shkrimtar, regjisor e as piktor që mund t’i
përshkruaj (edhe ata “primitiv” e “tradhtar” sipas trurit tënd, pse
ishin të detyruar me dhunë ta lëshonin Kosovën).
Ke pas rastin te ndalesh dhe te INSPIROHESH, për t’ua kushtuar një poezi, ti si “intelektual” dhe “patriot”.
Por duke vrapuar, sapo e kalove kufirin dhe dole te vëllezërit
shqiptarë në Maqedoni, vazhdove me avazin tënd të lindur si ”
intelektual e patriot”, dhe lëshove edhe një “xhevahir”: ” kush rri ne
Kosove është tradhtar”.
Ti
“intelektuali”, i vetëm ne ish-Jugosllavinë, ishe ai qe i thure vargje e
lëvdata Titos, dhe tani e shan pas vdekjes (veprime të tilla bëjnë
njerëzit dyfytyrsha pa karakter, kur shajnë njeriun pas vdekjes).
Ja “ditirambet” (vargjet) që i thure për Titon (gazeta “Rilindja”, datë 11 maj 1980):
-”
Tito e ka udhëhequr dhe e ka sjelle ne triumf përfundimtar luftën
nacionalçlirimtare te popujve te Jugosllavisë- ja një merite e madhe për
historinë, kur Tito i ka thënë “JO” Stalinit, ne një kohe kur forca e
Stalinit nuk njihte kufij- ja një meritë e mjaft historike për
historinë, Tito na ka udhëhequr shtigjeve të vetëqeverisjes socialiste,
të barazisë, vëllazërimit e bashkimit, bashkëjetesës së kombeve e
kombësive – ja një meritë tjetër e jashtëzakonshme historike. Tito i ka
prirë idesë së madhe – ja një merite tjetër, aq e madhe, aq vendimtare në historinë e përbotshme”.
Ke harruar Rexhep Qosiqi, apo je frikësuar nga vëllai yt i madh Dobrica Qosiçi, Titos t’ja
numërosh edhe një vepër historike që ka shpëtuar popullin shqiptar – me
largimin e Aleksandër Rankoviqit nga funksionet me rëndësi, në
qershor-gusht të vitit 1966, i cili për plot 21 vjet ka masakruar
popullin shqiptar dhe me dhjetëra-mijëra i ka detyruar ta lëshojnë
Kosovën dhe të shpërngulen nëpër Botë dhe Turqi. Tani je i lirë dhe ke
kohë, kushtoja edhe një lëvdatë për këtë vepër, Tito e meriton!
Ç’është
me ty o”intelektual”. Të këshilloj, pavarësisht a je ateist apo cilës
fe i takon, kthehu nga Perëndia dhe kërko falje, ndoshta t’i zbut
dënimet. Por mos harro se populli shqiptar i Kosovës kurrë nuk do ti
falë tradhtitë që ti ia bëre, me vetëdije, për interesa personale, i
shitur për para, nga frika se mos po vjen një situatë që edhe ti të
vdesësh, si gjyshi yt prej morrave.
Dhe më në fund, “intelektuali” – tugjari Qosja,
mos harro se Kosova nuk është “Han pa hangjinë”, që ti të besh pazar me
të, por ta pranoj “korrektësinë” tënde dhe mirë bëre qe u tregove edhe
disa “intelektualëve” të llojit tënd trutharë, që betoheshin për ty,
duke mos ditur (ata tani do korrigjohen dhe distancohen nga ti) që ti ke
bërë dhe bën pazarllëqe me Dobrica Qosiqat dhe politikanë e Akademinë e
Shkencave dhe të Arteve të Serbisë (ASHAS), për territorin e Kosovës.
Në
bisedimet për bashkësinë (asociacionin) e komunave serbe në Kosovë,
duhet vigjilencë dhe të analizohet mirë, se nëse mendohet për një Kosovë
multietnike, duhet respektuar gjendja reale e strukturës së popullsisë,
që ishte para luftës, në bazë të informacionit të dalë nga regjistrimet
e popullsisë të prezantuar sipas vendbanimeve. Ndërkaq, nëse lejohet që
serbët të koncentruar në enklava etnikisht të pastra, të mos
propagandohet demagogjia, gjoja për një Kosovë multietnike me kufijtë
ekzistuese të sigurt.
Në
të kundërtën, decentralizimi jo vetëm që do t’i shuaj strukturat
paralele dhe vendqëndrimet (enklavat), por do t’i përforcojë, do t’i
legalizojë dhe shndërrojë në kantone, deri në ndarjen territoriale të
Kosovës.
Prandaj,
Serbia, komuniteti ndërkombëtar dhe “intelektuali” R.Q. duhet t’u
përmbahen informatave reale për gjykim të drejtë edhe pse sipas Gëtes:
“shifrat nuk e drejtojnë botën, por tregojnë si të drejtohet bota”.
Prandaj argumentat realë, nuk i japin askujt të drejtë, të
mendojnë, të bisedojnë ose të veprojnë për krijimin e vendqëndrimeve
(enklavave), krijimin jo natyral të komunave (sipas Nexhat Dacit e
Daqiqit), decentralizimin jashtë kritereve evropiane dhe botërore, për
formimin e bashkësive (asociacioneve) me fuqi legjislative dhe
ekzekutive (në polici, gjyqësor dhe në planifikim hapësinor – SUNDIM MBI
PASURITË NENTOKËSORE), ndërrim të territoreve e jo më për lëvizjen –
tkurrjen (sipas propozimit të “intelektualit” R.Q) të kufijve të
Kosovës.
Kushdo
që merr qëndrim të kundërt, do të mbajë përgjegjësi morale, politike
dhe fizike, ngase jo vetëm të ngjallen, por do të ngrihen nga varret dhe
do të gjykojnë të gjithë ata heronj dhe viktima që u flijuan për lirinë
dhe tërësinë territoriale të Kosovës, edhe ashtu mjaft e tkurrur.
Duhet
pasur kujdes dhe të veprohet me sy hapur dhe argumente, për të mos u
lejuar autonomi pa kufi Bashkësive (Asociacionit) të komunave serbe,
nëse do të vihet në pikëpyetje Veriu i Kosovës.
Rusia
do jetë ajo që do të shfrytëzojë situatën për ti realizuar synimet e
Serbisë dhe lufta e tretë botërore do të fillojë në ZVEQAN dhe
askund tjetër në Bote. Sigurish “trimat” e “kaliqeve” dhe
“intelektualët” miop do qeshin, me këto fjalë që unë po shpreh. Edhe
ish-Shefi i CIA-s për Ballkanin, Steven Mayer, paralajmëron për rrezikun
e konflikteve të mundshme në Veriun e Kosovës.
Mjerisht,
ata të cilët morën përgjegjësitë politike, nuk treguan aftësi
për zbatimin e shtetësisë në Veriun e Kosovës dhe nënshkruan gjithçka që
iu imponuan ndërkombëtarët.
Gabime
njerëzore, politike intelektuale, dhe profesionale (me vetëdije apo pa
vetëdije) bëri UNMIK-u, dhe personalisht Marti Ahtisari, i cili dha
angazhime, duke mos pushuar derisa siguroi formimin e Bashkësinë
(Asociacionit) e Komunave Serbe, pa e detyruar shtetin Serb që
të kërkojë falje për krimet e bëra në Kosovë dhe pa e hequr nga
preambula e Kushtetutës së Serbisë, Kosovën si pjesë të territorit të
saj.
Gabime të pa falshme bënë qeveritë e Kosovës me radhë, duke biseduar
dhe nënshkruar, marrëveshje pa u konsultuar në Parlament, marrëveshje të
cilat edhe sot ende nuk i përfillë Serbia.
Shteti
i Kosovës, si pjesë e të Drejtës Ndërkombëtare, sot e 18 vjet nuk
arriti të ketë Qeveri dhe kapacitete shtetërore te afta për te hyre ne
marrëdhënie me shtetet e tjera, qe deri tani nuk e kanë pranuar. Këtë e
vërtetojnë sjelljet e fundit të Presidenti të Kosovës Hashim Thaçit, i
cili ua hedh fajet ndërkombëtarëve dhe Bashkimit Evropian, për
dështimet e tij personale dhe të qeverive që deri tani mbajtën dhe po
mbajnë popullin e Kosovës në gjendje të mjerueshme.
Duke
parë sjellje të papërgjegjshme dhe arrogante të bartësve të politikës
në Kosovë, Zëvendës Sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Bryon Yee,
ndërroi qëndrimet dhe porositi: “Kosova po rrezikon të mbetet pa miq
ndërkombëtarë edhe Amerika do t’ua kthejë shpinën”. Ishte ky një mesazh i
SHBA, dërguar qytetarëve të Kosovës për të pastruar klasën politike të
korruptuar dhe të futur në krime si dhe të
paaftë në bisedat me Shtetin Serb, për zgjidhjen e shumë problemeve e
sidomos të Bashkësisë (Asociacionit) të Komunave Serbe.
Edhe
komandanti i forcave të NATO-s, Jems Stoltenberg, deklaron se nëse nuk
ndryshojnë strukturat politike në Kosovë, me sjellje të tilla korruptive
dhe jo të drejta, do mbetet e pa mbrojtur dhe do e pushtojë Serbia
brenda pak orëve.
Mos
harroni dhe kujtojeni këtë porosi: – Serbia pushon pakëz, por kurrë nuk
ndalet për realizimin e qëllimeve të veta, jo për serbët e Kosovës, por
për pasuritë e Kosovës, këtë para pak kohësh e shprehu personalisht
edhe Aleksandër Vuçiç, se do kalojnë shekuj dhe Serbia nuk heq dorë nga
Kosova e Metohija.
STRATEGJITË E SHTETIT SERB PËR NDARJEN TERRITORIALE TË KOSOVËS


Leave a Reply