Nga Gjet Ndoj –
Mirdita është vendi ku u promovua dhe u fuqizua Dera e Gjomarkajve. Në fakt dhe vetë Mirdita mori formë dhe u konsolidua si Krahinë bashkë me veprimtarinë e kësaj Dere. Kështu Mirdita deri në kohën e Pjetër Budit, Pjetër Bogdanit e Frank Bardhit (deri në vitet 1670), ishte afërsisht si e gjithë Hapsira Katolike e Shqipërisë Veri-Perendimore. Duhet përmendur se teritoret e kësaj Hapsire Katolike, shtriheshin të paktën nga Durrësi e Ishmi, Kurbini, Bregu I Mates e Lezhën, duke vazhduar më në Veri e Veri-Lindje me Zadrimën e Dibrrin, Razën, Kthellën e Selitën, Lurën e Recin, Spacin, Oroshin e Kuzhnenin, Fanin, më në very akoma me Pukën (Iballën), Nikaj Mertur, Dukagjin e Malësitë e katundet rreth Gjakovës dhe duke përfunduar në Malsitë e Mbishkodrës , Kelmendin, Tuzin e Hotin e deri në Bjeshkët e katundet e Rugovës pranë Pejës. Në fakt kjo hapsirë që dukej deri në ditët tona si “ARBËRIA E MBETUR” përbën një teritor të pandërprerë duke u karakterizuar nga një unitet etnokulturor e fetarë, ku banojnë shqiptarët të cilët nuk ndryshuan fenë katolike dhe traditën europiane të tyre. Banorët katolikë duke ruajtur të paprekur fenë e krishterë, nën drejtimin e Klerit të tyre, ruajtën vlerat më themelore të botës shqiptare si: Gjuhën dhe letërsinë Shqipe, qëndresën antiosmane, traditën zakonore dhe mënyrën europiane të jetesës.
Pikërisht brenda këtij realiteti etnik- arbnor, nga mesi i shek. XVII e deri sa u shpall Pavarësia e Shqipërisë, filloj të konturohej Mirdita si një trevë me një shkallë organizimi më të plotë se zonat katolike rreth saj. Është pikërisht koha kur fillojnë e dalin në skenë pinjollët e kësaj Dere e Gjomarkajve e cila sa më shumë kalonte koha, gjithnjë e më shumë mori trajtën e një familje Princore për Mirditën.
Origjina dhe rritja famës së Familjes së Gjomarkajve dhe rritja e Mirditës bashkë me të. Kësaj çështjeje i kushton një vëmendje të veçantë dhe Pashko Vasa, kur napërciell një clëshmi shumë interesante në veprën e tij “E vërteta mbi Shqipninë dhe shqiptarët”:
“Gega Llesh, Gega Dodë, Gega Tanush dhe një Gegë tjetër, emrin e të cilit s’e mbaj rnend, lane Pashtrikun në Jakovë…, për të shkuar e për t’u vendosur në Mirditë. Ky dokumentqë u përkiste steë gjyshërve të Kryetarit të Mirditës Bib Doda Pasha, ishte në posedim të tij dhe para se të vdiste, na e kishte treguar dhe ne e kishim kënduar (lexuar) dhe jemi të sigurtë se i biri Preng Pasha, duhet ta ketë në dorë akoma”.
-Sipas disa studiuesve, ne besojmë, se kjo familje, është një degë e familjes së famshme Princore Mesjetare të Dukagjinëve. Në këtë pikë– -shtrirni, sipas një dëshmie që përcjell M. Marleku, autori i librit “Principata e Mirditës-Dera e Gjomarkajve-Kapidani”, ndër të tjera përmend: “Për të shpëtue prei furies së turqve, Mark Kola i Pal Dukagjinit u largue prej vendit të të parëve, që mund të ketë qenë Hasi (Pashtriku), ose Fandi, (treva të sundimit të Dukagjinëve) dhe vajt e u futnë Grykë të Oroshit… Aty, në Orosh Mark Kol Pal Dukagjini zuni vend e s’lujti ma. Prej këndej, Oroshi u ba vendbanimi i Derës së Gjomarkut, Kryeqendra historike e Mirditës dhe e zonave përreth saj. Kol Pali I Dukagjin ka qenë internue prej Venedikut në Padovë t’Italisë” 68.
I biri i Markut, e pati emrin Gjon, e prej këte j familja në fiale-, pagëzohet me emrin “Dera e Gjomarkaive”.
I biri i Gjon Markut, është Marka Gjoni I, icily në rivalitet me Begollajt e Pejë s’fiton të drejtën e sundimit të vet, kryesisht në Mirditë.
Më pas, Gjon Marku II, fitoi simpatinë e Portës së Lartë, pasi në Luftën Austro-Turketë v. I 737, pas Gjonit, paria i bien në dorë Llesh Gjonit e më vonë, pas vrasjes së tij në Peqin, Preng Lleshit, Lleshit të Zi dhe Dod Lleshit.
Preng Lleshi u lidh me Ali Pashën, pasi ishte armiqësuar me Mustafa Pashën, sepse vrau dy djemtë e Ibrahim Pashës, për të marrë vezirllëkun e Shkorës “ShtëpisësëBushatit”.
L biri, Dod Prenga, pasi Prenga u vra në krye të mirditasve në Mal të Zi, ndoqi një polifikë tjetër nga i ati, duke e ndihmuar Mustala Pash Bushatin për të shtypur kryengritjen greke në More. U helmua nga një grua turkashe në Kotorr.
Pasardhësi-kapidan qe Lleshii Zi, është me histori të shumta lufte, përkrah Mustafa Pashës në Greqi, n’Epir, në Mal të Zi, etj. Paqja e qëndrueshme me “Bushatlinjtë” u bë pasi këta të fundit i njohën Mirditës dhe bajrakun e Dibrrit (zona nga Kaçinari deri afër Vaut të Dejës). Kjo ndodhi në v.1812. Lleshi i Zi ka patur një bashkëpunim të mire në shumë beteja me A.Pashën. Thuhet se në një betejë, ku Marko Boçari me luftëtarët e tij planifikuan vrasjen e Mustafa Bushatit në Greqi, Lleshii Zi në një duel trup me trup me Boçarin shkaktoi vrasjen e këtij të fundit.
Në v.1821, në kohën e Lleshittë Zi me Mirditën ishte bashkuar dhe Kthella, Selita e Rranza (Baz e Bushkash). Kjo kishte ndodhur pasi të tre “Bajrakët e Ohrit” nuk e duronin sundimin e kajmekanin e Matit, Pashë Sakat Zogollin dhe i kërkuan ndihmë kapidanit të Mirditës, Lleshit të Zi e ky i fundit, në luftë me Matin, i bashkoi të tre bajrakët me Mirditën. Po në këië kohë bashkohen bajrakët e Lezhës: Vela, Kryezezt, Bulgëri e Manatia. Duhet nënvizuar një fakt i rëndësishëm se: Bajrakët e bashkuar me Mirditën, nuk ishin nën sundimin e Derës Princore (Gjomarkajve), por kybashkim sillte rritjen e lirisë së tyre dhe nga ana tjetër fuqizimin e kësaj Dere gjithmonë e më influente në Mirditë, veçanërisht jashtë saj, në marrëdhënie me Perandorinë dhe fuqitë europiane të kohës.
Klerikët katolikë kishin qenë dhe vazhdonin të ishin pandërprerë pjesë themelore e mbijetesës, e kulturës dhe e fuqizimit të Krahinës së Mirditës. Në këtë kuptim dhanë kontributin e tyre të pazëvendësueshëm abatët Pjetër Zarishti, Gaspër Krasniqi dhe pas vitit 1870 Preng Doci.
Pas një lufte për pushtet Brenda familjes së gjomarkajve, shpëtojnë për fat dy djem për të trashëguar “kapidanin” e Mirditës: Bib Doda e Gioni Mark Lleshit.
Nëvitet 20- tëshek.XIX, kapidani i Mirditës u bë një nga pinjollët më me emër të Giomarkajve, Bib Doda, i birii Dod Lleshit.
Kishte lindurnë Orosh në vitin 1820.
Bib Dodë Pasha dhe Dera Princore e Oroshit kishte në sundim gjithë flamujt (Bajraget) që ishin të organizuar në nfrymën e Kanunit të Lekë Dukagjinit. Për çdo rast ngatërresash dhe kundërshtimesh që mund të ndodhnin ndërmjet maleve (Bajraqeve) tëtjera, mal më mal ose ndërmjet tyre, sipas zakonit të vjetër pleqnija fundit bëhej te Kapidani I Mirditës, icili me krerët e flamujve të Mirditës jepte vendimin e fundëm dhe mbas atij vendimi nuk kishte më hapësirë për ankesë. Këtë të drejtë të Kapidanit Bib Doda e njihtedheStambolli. Kështu Oroshi njihej dhe respektohej si qendra e gjithëGegnisë për zbatimin e Kanunit.
Po kështu sistemi I mobilizimit dhe i luftes përfaqësohej nga bajraktarët dhe komandan tpërgjithshëmtyre ishte Bib Doda Kapidani.
Bib Doda ishte i dëgjuar sidomos si drejtues i veprimeve luftarake, si në Lindje, por dhe në Bosnje, në betejat kundër Malit të Zi, që solli dhe mbrojtjen e Kelmendit nga një shfarosje e sigurtë prej trupave malazeze. Ndërsa Lufta e Krimesë (1854) në krye të mbi 4 mijë trupave luftarake e mbushi atë me famë e lavdi.
Për aftësitë e treguara, Bib Doda kishte marrë dekorata të shumta, deri dhe nderuar me urdhërin e “Shën Gregorit”, prej Selisë së Shenjtë. Edhe Perandoria Osmane per kontributin e jashtezakonshem të Bib Dodes ne Luften e Krimese etj, i dha atij titullin “Pasha”, qe ishte njeheresh gradë ushtarake – “Gjeneral”.
Ishte bërë zakon që marrëdhëniet me jashtëI përfaqësonte Abati i Mirditës, të paktën në kohën e sundimit të Bib Dodës GaspërKrasniqi, ndërsa në kohën e Preng Bib Dodës ishte Preng Doçi.
Konsiderimi i Bib Dodës si përfaqësues i Mirditës ishte i njohur në atë kohë jo vetëm nga Qeveria Turke në Stamboll, por edhe tek përfaqësitë e qeverive perëndimore si: Austrisë, Francës, Italisë, Rusisë etj.
Pas vitit1868, kur Bib Doda vdes nga helmimi djallëzisht prej turqëve në Shkodër, pas tij vjen Preng Bib Doda, gjysmën e lavdisë të së cilit e pati nga i ati….
Shihet qartë se Mirdita bënte jetën si një formacion shtetëror, ndërsa Kapidani ishte Kryetari i saj, si në fushën administrative, të rregullimit të marrëdhënieve në bazë të “Ligjit” të Lek Dukagjinit, të rendit dhe të qetësisë, të marrëdhënieve me shtete dhe përfaqësues të tyre, etj.
Si konkluzion mund të themi se Mirdita dhe Dera Princore e Gjomarkajve morën formë dhe famë, shkëlqim dhe lavdi gjatë përballjes me luftra dy shekujt e fundit të pushtimit osman, ndërsa gjithcka fillon e zbehet për ta kur armiku largohet prej trojeve shqiptare, kur merr fund dhe përballja me këto luftra.
Koha Jone


Leave a Reply