Kryesia dhe anetaret e Shoqates “Alba – Dansk” , u njohen gjate dites se djeshme me aktin terrorist te ndollur ne dy xhami ne Zelanden e re , ku humben jeten 49 persona dhe u plagosen shume te tjere . Nga media dhe rrjetet sociale , dje gjate gjithe dites u percollen video skandaloze nga vendi i ngjarjes , te cilat nuk jane normale qe ti serviren lexuesve, por ja qe ndollin ne mediat tona , dikush e ben pa qellim, dikush tjeter i ben me qellime te caktuara ! Por ajo cfare duhet ne realitet dhe brenda normave te gazetarise, nuk lejohen te paraqiten ne media video aq te renda , sepse demtojne shendetin mendor te te rinjve, femijve , por dhe te nje mase te madhe njerzish. Vertete qe ne shqiptaret kemi pare shume raste makabre te ndollura nga armiqte tane shekullore, por ne duam qe te rritim nje brez , larg dhunes , larg ketyre veprimeve terroriste. Por qe mediat sociale nuk kane meshire fare.
Ju bejme thirrje , te gjithve , qe mos i shperdani ato video skandaloze, se ne radhe te pare demtoni shendetin e femijes tuaj, pastaj u beni dem dhe te tjerve. Kuptohet duhet te tregojme respekt per ato 49 persona qe nuk jane me me ne dhe tu sjellim force , per ta perballuar kete dhimbje te madhe qe i ka pllakosur ne keto momente te veshtira per ta, ndaj kujdes , tregoni shume kujdes.
Ne keto raste shqiptaret duhet te jene me te bashkuar se kurre dhe jo te shfrytezojne rastin dhe te percjellin mesazhe , kundra njeri tjetrit , per te nxitur urrejten nderfetare . Shqiptaret jane ne popull qe bashkejetojne ne paqe dhe harmoni midis feve, ndaj beni kujdes , nga njerez injorante , te pa shkolle, por dhe nga ndikimet serbo – ruse, mos bini viktima , te disa njerzve te paguar , qe duan te demtojne me cdo cmim , jeten tone te perbashket .
Te gjithe bashke ne shqiptaret duhet te ecim perpara me flamurin kuq e zi dhe ti tregojme botes respektin tone midis njeri – tjetrit edhe pse europa dhe armiqte tane nuk na duan bashke .
Ngushllime te gjithe atyre qe kane humbur te dashurit e tyre ne kete tragjedi te rende qe ndolli ne dy xhamite e Zelandes se Re ! U urojme shume shendet atyre qe jane te plagosur dhe lutim te madhin Zot qe tu vije ndihme dhe ata te kurohen sa me pare dhe tu kthehen familjeve te tyre !
Me respekt
Shoqata “Alba – Dansk”
Danimarke – Kopenhage , 16 mars 2019


Leave a Reply