Strategjia kombëtare është e drejtë e udhëheqjes së lartë politike e shtetërore të një kombi. Nëpërmjet saj shpallen, synimet strategjike të një kombi apo e shprehur ndryshe, interesat dhe objektivat kombëtare. Në përcaktimin e objektivave kombëtare mbahen parasysh qëllimet themelore, ku përqendrohen politikat kombëtare, përpjekjet dhe burimet për realizimin e tyre.
Përpjekja e faktorit politik në Shqiperi që ta jetësoje Kushtetutën e vet, të merrë përgjegjësine para faktorit ndrëkombetare mbi çështjen Shqiptare për një zgjidhje të drejtë e përfundimtare . Si anëtare e NATO-së duhet të reflektojë siguri të përgjitheshme në Ballkan ,me theks të veçantë në hapsiren etnike shqiptare . Të largojë mbeturinat e shërbimeve anti-shqiptare që operojnë në Tiranë dhe më gjerë sepse nga aty mund të krijojnë viruse të cilat mund të infektojnë dhe dëmtojnë proceset e bashkimit të Kombit Shqiptare .
Proceset të cilat derivojnë gjendjen politiko-ekonomike edhe në Prishtinë, lidhen domosdo me zhvillimet e fundit të cilat japin panoramën e kuptimit, të pakuptimtë sepse krijohet paqartësi e madhe politike andaj duke i’a shtuar edhe disfunksionimin e Ligjit me jetësimin e krimit e korrupcionit në nivel vendi . Po krijohen kushte për amullinë e përcjelljes së zhvillimit normal se nga po lëvizë çështja Kombëtare . Rrethant në të cilat kuptimi i drejtë dhe angazhimi i çdo të riu shqipetar në Ilirdë duhet të mbledhë përgjegjësine dhe të jenë të matur ndaj nxitjes ortodokse-sllave e cila dëshiron ta kamuflon presionin e saj karshi mos unifikimit kombëtare të Partive poltike shqipetare . Duhet të jemi në raport me faktorin kohë duke e kujtuar zvetënimin e kërkesave të shqipetareve në Malësi të madhe të cilat në raportet shtetërore kanë përgjegjësi historike për të drejtën e arsyeshme mbi Lirinë dhe Pronën .
Inicimi nga programet politke të partive shqipetare kudo në Kosovë të cilat nuk përputhen me kauzën e çështjes e cila po privon të drejtën e lëvizjes në Luginë të Preshevës, si dhe problemi Ҫamë së fundmi i ngritur nga partiotët në Mërgatë ka lëvizur gurin por duhet edhe një mbështetje mbarëkombetare në trojet Etnike sepse pa çështjen Ҫame shqiperia nuk do të jetë Shqiperi Etnike.
Dhe për të përcjellur veprimin e sigurisë kombetare shqipetare duhet të ndiqen këto parime :
1) Të parandalosh shkaqet e jo të luftosh vazhdimishtë.
2) Parimet e para-veprimit në qoftë se nuk jeni të Sigurtë mos e bëni .
3) Veprimet nuk duhen të fillohen ,nëse ndikimi i tyre nuk është i ndikueshëm .
Për të ruajtur në mënyre kontinuitive konceptim e Shqipërise Etnike deri në përmbyllje dhe pas përmbylljes duhet të fuksionojë strategjia e sigurisë kombetare shqipetare dhe funksioni I saj duhet të jetë efetivë .Me këmbngulsine për ta jetësuar këtë parim të shëndoshë ; Shqiperine Etnike do e bëjmë pra edhe do e mbajme .
Koordinator i përgjithshem FBKSH-së
prof . Hyzri Salihu
09 02 2014 Shqiperi Etnike


Leave a Reply