
SHQIPERIA IME
Zemren
Mbaj ne dore
Veshur
me puthjet plote drite
Dhe qiellin e lart
Ber prej enderrave te tua
Shqiperiia ime…
Rend
Perms shpresave te ndezura
Neper shpirtin e bukur
dhe rrebel
Ku shpresat
Mbjelle si peme
Celin lulet
Dhe zgjasin perqafimet
Nga deget e brishta
Ku une perhere
Jam ndjere yti…
Une biri
dhe bija
Ati
dhe nena
Une madheshtori
Dhe I fuqishmi…
Une zeri yt
Thirrja jote
Kenga e bukur e dashurise
Dhe britma e rrevoltes
Zeri I fiteores
Gjaku I luftrave
Me diejt
Brenda kraharorit
Dhe brohorimen magjike
Te yjeve…
Shqiperia ime
Fisnikja ime
E mira ime
Dashuria dhe dhimbja ime
Puthja prej zjarri
Malli prej nene..
Enderra prej femije
Dhe perqafimi prej grujeje
Shqiperia ime,
Dheu im shekullor
Guret e thinjur
Rruget plot jete
Jetojne brenda meje
Marrin drite
dhe force
Behen e sotmja
Dhe e nesermja…
Buzeqesha prej hene
Dhe krahet e perqafimit
Hapur madheshtor
Si nje horizont…
Shqiperia ime…
E dua rendjen tende
Neper shekujt e pergjakur
Plaget e tua,
burrat e mdhenje
njerzor dhe heronje
jeten e tyre
ta bene dhurate
ndersa shkonin
krahper krah me vdekjen
te matroheshin me Lirine…
Shqiperia ime,
Dashuria dhe drita ime
Zemra dhe enderra ime
Nder duar,
Kam plaget e qindra viteve
Nje gjerdan trimerie
Qendisur me te kuqe…
Shqiperia ime…
Me flamurin
Bereprej buzeqeshjes sone
Rend neper shekuj
Kalorse e lirise
Permes qiejve
Mbi rrufete dhe vetetimat
Mbi te gjithe zjarret e yjeve
Me nje diell te madh
Mbi supet e brishte…
Se une pa ty
Shqiperia ime
Nuk jam ky qe jam
Se ne pa ty
Shqiperia jone
Nuk mund te jemi
kurre shqiptare …
Se ne me ty
Shqiperia ime
Perjetesisht
Fitojme mbi shekuj
Dhe njeqindvjecare…
PRISHTINA
Miqeve te mi poet te Kosoves
Nje toke
E bere prej shpirtit tim
Prej dhimbjes dhe krenarise
Prej drites dhe zjarrit te zemres sone…
Prishtine.
Emri I identitetit tim shqiptar
Fjala e dashurise sime te madhe
Dhe puthja prej qielli
Ku perqafohen horizontet…
Kam rene ne gjunje para teje
Qytet I lirise.
Neper guret e rruges
Lemoj hapat e heronjeve
Jeta e tyre
Eshte shendruar ne buzeqeshen tende
Na mallin tend,
Ne perqafimputhjen
Dhe lotedritezimin tend Prishtine…
Jam dashuria jote
Jam zeri yt prej pike loti
Dhe grimca lumturie pakufij
Jam zambaku I celur ne kraharorin tend
Prishtine,
Frymemarrja jote
Mbush qiejt
I jepe jete gjithe bijeve te KOSOVES
Nepre krahet e plagosur te rruzullit
Ata si zogjte
Presin tu forcohen krahet
Per te rendur ne nje fluturim pakthim
Drejt teje Prishtine…
Epokat
Shfletojne horizontet
Si flete te histories
Perms gjemimeve te viteve
Gishtat e mi te drojtur
Shkruajne kryeemrin e paqes
Prishtine…
CAMERIA
Ti je tek une
Je Brenda meje
Je dashuria dhe shpresa ime
Je toka dhe qielli I bekuar Cameri
Je emir im I kryqezuar
Mbi ballin e shekullit te ri
Dhimbja e madhe prej dielli
Psheretime e pergjakur
Zeri I prangosur
Dhe heshtja madheshtore e triumfit
Mbi zgjimin e ujit,
reve, shiut dhe rrufeve…
Te kam pritur Cameri
Ne rrugen e gjate te munidmeve
Me Henen e bukur te mbremjes
Me puthjen e purputr te agimit
Por ti Cameria ime martire
Je ende peng I dhimbjes
Ndersa buzeqeshjen
Hedh mbi token e fyer
Si nje drite enderrash…
Mbuluar
Me pelerinen e kesaj drite
Jeta rilindi
Dashurite
Shperthyen
Nje kopesht madheshtor
Puthjesh dhe perqafimesh
Mbi tiranine e vdekjes…
Cameri
Dashuridhimbja ime madheshtore
Kajrafili I pergjakur
Rritur mbi kraharotin e Shqiperise
Por gjersa LIRIA
Te jete dashuria jote Cameri
Shpirti im
Nuk eshte ende shpirt
Zemra ime
Nuk eshte ende zemer
Kenga ime
Nuk eshte ende kenge
Zeri im
Nuk eshte ende ze
Fjala ime
Nuk eshte ende fjale
Puthja ime
Nuk eshte ende puthje
Dashuria ime
Nuk eshte ende dashuri
Por zemrimi im I permbajtur
Zjarre te mdhenje ka ndezur
Ka perflakur qijet
Detet ka shendruar ne thirrje
Dallget ka kthyer ne zera te fuqishem
Horizontet
Tashme jan zgjuar
Bota ka ndalur rrotullimin
Dhe degjon zerin tend Cameria ime…
JAM MALLAKASTER
Vendit ku jam lindur dhe rritur
Neper kraharor
Nje stuhi rrufeshe
Dhe ujrat mahnites te Pocemit…
Krahet
mbush me perqafime
Ndersa iki tej
Mbi dallget e valles mallakastriote
I dehur nga dashuria
Mikpritja e rralle
Ndersa
buzeqeshjet e vajzave te bukura
Zene prit
posht degeve te ullinjeve…
Jam Mallakastra…
Jam kenga shperthyese
Mbi gonxhet e perflakura.
Jam brerorja shmgjyrshe e petaleve
Mbi kuroren madheshtore te Gradishtes
Jam puthja e rrembyer fshehtas
Ne luginen e Vjoses
Malli prej pelegrini
Neper guret magjik te Gjanices…
Mos me zgjoni
Me lini ne enderr..
Me lini aty
Mes aromes mahnitese te trendelines
Ku dashuria e pare
Denes ende
Duke pritur…
Po qiejt e thelle te Mallakastres
Pikon mjalt prej yjesh
Me cyrekun verbues te henes
Neper buzet e mia
Copza hene dhe kokerra yjesh
Si nje grusht shegesh te shkerrmoqura…
Mallakaster
Princesha ime fisnike,
Jam dashuruar me ty gjer ne marrezi…
Rruget e tua
Me hijet e bajameve shendritese
Me hapat prej gjethesh te vajzave
Skifteret e veshtrimit te djemeve
Rrembejne
pellumbat e bardh te gjinjeve
dhe ikin tej
neper bokerrima krojesh peshperites
me fshehtesite e fshehtesive
ku fshehtas
zgjohet dashuria…
Jam Mallakaster
Jam zjarri dhe drita
Jam enderra dhe puthja
Jam brohroima e qiejeve te thelle
Me duart te mbushur me vetetima…
Jam Mallakaster
Jam vet bukuria,
vet zgjimi dhe dashuria
Jam dita
e permbytur ne detin e diellit
Me puthjen
Varur tek Hena…
IDENTITETI
Veshtrimi im
Eshte mosha e dhimbje.
Eshte mbremja e dashurise,
Eshte heshtja e puthjes
Dhe zgjimi I zemrimit
Mos e prekni…
Frymemarrja ime
Eshte
Qielli I te braktisurve
Rruga plot stuhi e shprese
Dhe rilindja e drites
Perms syrit te femijes
Mos e zgjoni frymemarrjen time…
Merrmeni perdore
Drejt hapsirave te shpirti tuaj
Dhe bemini enderren e muzgut
Ku mengjeset struken
Si zogje qe presin
T’u lindin krahet….
JAM ENDE NJERI
…se edhe per lulen e keputur
Syte e mi
kane ende lote
Buzet e mia
Nuk I kane mbaruar
te gjitha puthjet
Kam ende puthje…
Neper guret e rruges
Hapat e mi
Gjunjet e vrare…
Neper qiell
Ka ende plage
Lidhur
me fashat e Henes…
Zemra ime
Kembezbathur
Rend
neper truallin e zjarrt
te dashurise…
Aty ketu
Jane pikat e gjakut te saj
Margaritar dhimbjeje
Dhe pengjesh te pafund…
Oh sa dasshuri renkojne
Sa dashuri
Kane mbetur
ende atje larg
Ende te paprekura
Toka te pazbuluara
Gjinje te pa puthur
Duar te pashternguara
Ofshama
Te mbetura neper horizont
Si pellumba te kalter…
Perqafime
te mbetur pezull
mbi supet e brishte
te marrezise
me brengen e pritjes…
Jam ende njeri
Neper syte e njomur
Zhuriten germadha enderrash
Fjale ende te pathena
Puthje
Ende te pa marra
Neper shpirtin tim
Perandori e diellit
Ngre qytete drite
Ejani miqe…
Eh, ejani po mundet
Ju pres,
Ka vend per te gjithe…
LART
Jane lodhur rrufete
Gjemimet
Flejne
neper gishtat e tu
Syte e bukur
Jane shendruar ne qiej
Lotet
Jane bere
Gure te zjarrte
…dhe kur
Mendoja se po ikja
Rruget
Vraponin neper nate
Dhe frymemarrja jote
Futej
Brenda meje…
Ti ne heshtje
Shpirtin tim
e ngrite lart…
Lart
Atje ku kenga
Ka fytyren tende..
Ku lulet
Kane aromen
E gjoksit shperthyes
Puthja
Me pushton
Me ngroh zemren
Dhe me merr
Drejt marrezive magjike
Neper kodrat e bukura
te trupit tend
ku une pak e nga pak
zbuloj Boten…
FEMER…
Bekim I enderres
Trazim I shpirtit
Stuhi e dhimbjes
Drite e puthjes
Femer…
Une lahem
Nen veshtrimin tend
Vishem
Me driten
E buzeqeshjes
Dhe shendrohem
Ne nje zjarr perqafimi
Nje zjarr
Ku ne digjemi
Pameshirshem
Gjer ne tejdashuri
Pertej cdo cmendurie
Dhe shendrrohemi ne marrezi…
Ti
Me bene mua
Zot te cvirgjerimit
Femer
Perendeshe e dhimbjes
Dhe gezimit…
Femer,
Hapi elegant
I peshperimes se ngohte
Me fjalet e thena embelsisht
Ndersa I falim njeritjetrit
Te gjithe Boten
Dhe I vjedhim
Gjithe dashurite…
Femer
Magjia e jetes
Nga puthjet tona
Lindin zogje
Enderrat behen femije
Femer
Ama e drites se njerzimit
Une ndjeje
Ngrohtesine e trupit tend
Te me bej te fort si diellin
Dhe token
Te lind lule
Ndresa
Humbasim
Ne qiellin e puthjeve
Neper pyllin e pafund te yjeve
Gjersa edhe vet
Shendrrohemi ne yje…
Femer
Fillimi dhe fundi im…
ME DUAJ
Eshte e lehte te mos me duash
Eshte e thjeshte te me lesh ne harrim…
Po ti e di
Une jam I gjithi nje puthje
Ku shpirti detezon perms brohoritjeve
Ne pritje te perqafimit…
Perse te mos shkojme
Neper dallget e terbuara te harbimit
Ku jeta cmendet
Ku zemra nuk eshte zemer
Por nje shperthim zjarresh…
Eshte e lehte te mos me duash
Megjithate eshte e pamundur
Flutures t’i mohosh fluturimin
Te fshish nga qielli te kalteren e thelle
Eshte e thjeshte te me lesh ne harrim
Por nuk mund te harrosh
Vrapimin e yjeve
Neper buzet e perzhitura te puthjes
Qiellin qe mer fryme
Perms ledhetimeve te tua…
Mos harro
Per dashurine
Kam nevoje
Njesoj si per ajrin
Sepse toka
I lind vet lulet
Per te zbukuruar trupin …
Mos harro te me dergosh nje puthje
Me petalet e kaltera te trandafilit…
Ndersa bota mbusht e tera me celje shumngjyreshe
Ku asnje lule nuk eshte e njejte
Dhe gjithe perqafimet jane ndryshe….
Per”Alba – Dansk” shkodrani


Leave a Reply