
Rreth 3 muaj pas vizitës së saj zyrtare në vendin tonë, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, i ka dërguar një letër kreut të selisë rozë, Edi Rama, në të cilën vlerëson takimin dhe diskutimet që pati me kryesocialistin, ndërsa nuk ka lënë pa e falenderuar edhe lidhur me dhuratën simbolike, emblemën prej argjendi me shqiponjën dy krenare.
Kreu i PS e ka ndarë këtë moment me ndjekësit e tij, duke thënë se, “është kënaqësi fort e posaçme kur një ditë, për më tepër me shi, nis me një letër si kjo mbi tryezën e punës”.
“I nderuar zoti Rama! Ishte një kënaqësi që u takuam në Tiranë. Jam e kënaqur nga diskutimet që patëm rreth Shqipërisë dhe lidhjeve historike mes dy shteteve tanë. Ju falenderoj gjithashtu edhe për emblemën prej argjendi me shqiponjën dykrenare. Ky simbol i rëndësishëm shqiptar do mbetet një kujtim shumë i mrekullueshëm i vizitës sime në Tiranë”, shkruan në letrën e saj Klinton.
Tema
Per”Alba – Dansk” shkodrani


Leave a Reply