Një grua 47-vjeçare shqiptare ka gjetur vdekjen pasi është qëlluar katër herë me armë zjarri nga një shtetas italian. Mësohet se shtetasja shqiptare Donika Xhafa jetonte prej disa vitesh në Itali. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së enjtes në qendër të Vercelli, pranë rrugës Garibaldi prapa universitetit.
Mësohet se Donika Xhafa ishte duke ecur më këmbë kur befas u qëllua me një pistoletë dhe ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të rënda që mori.
Burime zyrtare policore thanë se autor i dyshuar i vrasjes është një shtetas italian, Raffaele Vorraro, 59 vjeç nga Cailliano – Asti, i cili ishte bashkëjetues i viktimës.
Policia tha se Vorraro fillimisht e qëlloi me një plumb pistolete brenda makinës ku gjendej dhe më pas doli jashtë saj dhe rendi ta shënjestronte. Donika, e tmerruar nga plumbat që po zbrazte 59-vjeçari, u përpoq të fshihej pas pemësh në rrugë, por ai e qëlloi dhe tre herë të tjera duke i shkaktuar vdekje të sigurt.
Raffaele Vorraro, u zhduk nga vendi i ngjarjes, por policia thotë se ai është dorëzuar pak pas mesnatës duke nisur dita e premte. I dyshuari ka pajtuar si avokat, Roberto Caranzano duke vënë atë që të merret me procedurat penale.
Autori i krimit, pasi ka vrarë shqiptaren i ka hipur makinës dhe më tej është drejtuar për në vendbanimin e tij në Asti. Pasi ka folur me avokatin ai është dorëzuar në polici bashkë me te. Nga deklarimet e para që ka bërë, vrasësi ka shprehur vetëm këto fjalë: “Më iku mendja”.
/Shekulli Online/ E.L/
Per”Alba – Dansk” shkodrani


Leave a Reply